E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Negociata vetëm Rama- Berisha

Kryesocialisti Edi Rama kerkon qe ne tryezen e negociatave per zgjidhjen e krizes duhet te ulet vetem ai dhe Sali Berisha. Nepermjet deputetit Et’hem Ruka, Partia Socialiste hodhi poshte cdo negociate mes eksponenteve te tjere politike.

• Milo-Biberaj: Si vjen zgjidhja e krizës. Tryeza, kur vijnë zyrtarët e KiE-së

“Kjo tavolinë duhet të ulë përballë zotin Edi Rama, kryetar i PS dhe
zotin Sali Berisha, kryetar i PD dhe kryeministër i vendit. Një tavolinë
me nivele më të ulëta se drejtuesit e këtyre dy partive nuk do të ishte
e pranueshme as për ne, por  besojmë  as edhe për faktorin
ndërkombëtar, madje nuk do t’i shërbente zgjidhjes së krizës, e cila
është konfirmuar tashmë edhe ndërkombëtarisht. Për fat të keq
konstatojmë se Partia Demokratike, po dëshmon vullnet negative për
pjesëmarrjen në këtë tavolinë dialogu, duke vazhduar kështu të thellojë
edhe më shumë krizën që ka pllakosur gjithë jetën e vendit” tha Ruka.

Socialistet i kerkojne presidentit te nise organizimin e kësaj tryeze
bisedimi, nga e cila do te filloje edhe zgjidhja e krizes, përndryshe
per javet e ardhshme protestat jane gati. “Partia Socialiste në
përgjigje të vullnetit të qindra mijëra shqiptarëve që votuan për të, në
javët në vijim do të organizojë më të madhin miting proteste
demokratike që është organizuar ndonjëherë në historinë e pluralizmit
shqiptar. Ky miting do të ketë vetëm një kërkesë, ‘Hap kutitë ose
largohu’”tha Ruka.

Tryeza e negociatave ishte nje nga pikat kryesore te rezolutes se
keshillit te europes dhe presidenti Bamir Topi duhet te jete nismëtari i
negociatave sipas nderkombetareve.

Dorian Kodra

Azhornuar së fundi ( e martë , 02 shkurt 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›