E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufijtë detarë përçajnë mazhorancën

Komisioni i Jashtem

Luis Tanushi

Ajo që paralajmëroi Prof Pashaj në gazetën Shekulli, mbi pasaktësitë e draftit për kufirin, po vërtetohen shumë shpejt në sallën e Kuvendit. Përcaktimi i kufijve detarë të cilët u shfuqizuan në vitin 2008, ka përplasur komisionet parlamentare të cilët do të shkojnë në seancë plenare të së enjtes me dy raporte të ndryshme. Komisioni për Politikën e Jashtme ka rrëzuar amendimet e dy komisioneve të tjera parlamentare, konkretisht të Komisionit të Sigurisë dhe të Komisionit për çështjet Ligjore. Për të shmangur përgjegjësitë direkte të anëtarëve të këtyre komisioneve, kryetari Fatos Beja fajësoi administratën dhe këshilltarët ligjorë të këtyre komisioneve për paaftësi në realizimin e ndryshimeve të nevojshme për ripërcaktimin e kufijve detarë.

Gabimi juridik

Komisioni i Ligjeve ka vendosur që të kthejë në fuqi nenin 3 të ligjit 2001, në një kohë që ligji është shfuqizuar. Por, për kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme, për sa kohë që ligji është i shfuqizuar, neni ku përcaktohen kufijtë nuk ka ku të mbahet dhe për pasojë duhet t4ë thuhet që shfuqizohen të gjitha nenet e këtij ligji, me përjashtim të nenit 3. Në këtë mënyrë mbetet në fuqi ligji i 2001-it vetëm me një nen.  Ata kanë pasur një debat për thelbin. Ideja e tyre është që e kemi shfuqizuar ligjin. Eshtë një gabim i stafit dhe jo i deputetëve në kuptimin e shkrimit ligjor. Ne kemi të drejtë që të shprehemi për të korrigjuar. Nuk është gabim qëndrimi, por shkrimi, theksoi Fatos Beja.

Kufiri detar

Sipas nenit shumë të debatuar, ujërat territoriale të Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjirit të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Malii Zi). Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur më lartë dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë. Kjo i jep të drejtë Shqipërisë të ushtrojë sovranitet e saj mbi ujërat territoriale dhe të brendshme si dhe në hapësirën ajrore.

Si do të negociohet me Greqinë

 Fatos Beja- Unë e gjykoj që formulimi nga pikëpamja e teknikës ligjore nuk është i saktë.

Kastriot Islami- Është shumë e rëndë kjo për komisionin e ligjeve.

Fatos Beja- Ne jemi deputetë dhe çdokush ka të drejtë të arsyetojë. Nëse ti shfuqizon në ligj si mund të ngelet një nen në fuqi. Ku të kapet ai. Ndaj unë propozoj në që propozimin tonë në vend të shfuqizimit të ligjit të shprehemi për shfuqizim të të gjithë neneve të ligjit të 2001 me përjashtim të nenit 3. Nuk mund të shfuqizosh ligjin dhe të mbash një nen. Por do shfuqizosh ato nene që janë për tu shfuqizuar dhe do lësh në fuqi ligjin me gjithë nenin.

Kastriot Islami – Pyetja ime është kjo: kur të negociohet prapë marrëveshja

Fatos Beja Ujërat e brendshme deklarohen nga shteti dhe kanë një procedurë të përcaktuar në Konventë të cilën vetë e kemi nënshkruar vite më përpara.

Kastriot Islami Pyetja ime është se kur të negociohet marrëveshja tjetër, e cila të shpresojmë se sdo të ketë këtë sensibilitet. Ky nen do të ketë atë farsë që kishte në 2008-ën, apo ky nen do jetë sërish në fuqi?

Beja Jo, ky nen është i dobishëm.

Islami Atëherë ne duhet të pranojmë që në 2008-n kemi bërë gabim

Fatos Beja Kemi disa ligje që lidhen me çështjet që shkojnë deri te marrëveshja bilaterale. Është një ligj i Rojeve Bregdetare, në të cilin përcaktohen ato terma të kufizuara me Konventën e Detit. Tani marrëveshja është një çështje bilaterale, ku të dyja palët bien dakord për kufirin. Kjo ka qenë linja e re e mandatuar edhe në Europë, dhe për dijeninë tuaj ne kemi pasur dhe probleme të tjera që i kemi diskutuar dhe me ata të ministrisë, që Greqia nuk ka dashur të hiqte ligjin e luftës, dhe ajo që u argumentua është qëHelsinkie garanton këtë.

Kastriot Islami- Nuk po i pyes këta se çfarë duhet të bëjnë që pala greke të ndjehet mirë. Por, po i pyes me një veprim që ka të bëjë me marrëdhëniet me Shqipërinë. Dhe nëse ne ndjehemi mirë se gjërat po i bëjmë mirë, unë duhet të kuptoj a po i prishim marrëdhëniet me Greqinë apo jo me këtë që po bëjmë këtu?

Ekspertët e MPJ-së: Jo, nuk kemi asnjë informacion, sepse ligji është në fazën e diskutimit dhe akoma nuk është miratuar, që ne mund të vëmë në dispozicion materialet e akteve të brendshme ligjore. Kështu, që përderisa nuk është shpallur ky ligj, nuk kemi asnjë reagim zyrtar apo nëpërmjet shtypit për këtë nismë ligjore që është bërë publike tashmë.

Si u shfuqizua?

Procedura e shfuqizimit të ligjeve që i hapi rrugë faljes së detit shqiptar tek fqinjët grekë ka nisur shumë vite më parë. Hapi i parë është kryer në vitin 2001 me pretendimin se po hartohet një ligj më i mirë. Me të njëjtin pretendim, në vitin 2008, u hartua ligji tjetër, i cili e la vendin në dorën e disa ekspertëve që negocionin me fqinjët.

 Vendimi i Kushtetueses

Me unanimitet të plotë Gjykata Kushtetuese vendosi që të rrëzojë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur midis Shqipërisë dhe Greqisë. Kushtetuesja u shpreh se gjatë bisedimeve nuk janë zbatuar parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave, nuk është respektuar vija bazë e bregdetit si mosrespektimi i Gjirit të Sarandës apo mosmarrja si vijë ndarëse ë shkëmbit Barketa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›