E Diel, 1 Nëntor 2026

Uollfarth: Konsensusi, i domosdoshëm për reformën zgjedhore dhe presidentin

Eugen Uollfarth / Foto arkiv

Në ceremoninë e përurimi të dy sallave të reja në Kuvend, një projekt i OSBE-së i financuar nga qeveria gjermane, ambasadori Uollfarth ka ripërsëritur apelin për konsensus në lidhje me reformën zgjedhore dhe zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Parlamentet nuk janë thjesht ndërtesa. E rëndësishme është marrja e vendimeve që ndikojnë në jetën e qytetarëve. Dua të kujtoj dy vendime të rëndësishme që do të marrë Parlamenti. Reforma zgjedhore, u bëj thirrje të gjitha palëve të mos harrojnë që i marrin karriget për ti shërbyer popullit dhe duhet një kod zgjedhor i miratuar në mënyrë konsensuale që të jetë gati për zgjedhjet e ardhshme, tha Uollfarth.

Ndërsa në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri, ambasadori i OSBE-së u shpreh se konsensusi është i domosdoshëm.

Shpresoj të shoh një proces me frymë pozitive dhe një proces kushtetues që i tregon popullit se si mund të bashkohen përfaqësuesit e tij në të mirë të vendit. Dialogu i vazhdueshëm është një nga sinjalet më shpresëdhënëse. Konsensusi është i nevojshëm. Kjo do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë aspiratat e saj evropiane, tha Uollfarth.

Në ambientet e Kuvendit u përurua sot rikonstruksioni i sallës së Komisionit të Ligjeve, si dhe salla e re e gazetarëve.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe zv.ambasadori gjerman Erik Tintrup.   / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›