E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, kapen pesë persona të kërkuar

Drejtoria e Policisë Tiranë

Në 24 orët e fundit në kryeqytet janë kapur pesë persona të shpallur në kërkim. Diolt Xhangoli, 18 vjeç, është vënë në pranga pasi është dënuar me katër muaj burg për moskallëzim të krimit. Igli Dervishi, 37 vjeç, është kapur pasi është dënuar me 11 muaj burg për vjedhje.

Gjithashtu janë ekzekutuar urdhrat e prokurorisë për arrestimin e Gëzim Mejdanit, 26 vjeç, i dënuar me dy muaj burg për falsifikim dokumentesh. Policia ka arrestuar edhe një 16-vjeçar me inicialet R.H, i dënuar me katër muaj burg për vjedhje. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›