E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari, shtyhet gjyqi ndaj të akuzuarve, avokatët kërkojnë pa vlefshmërinë e ekspertizave

Ndrea Prendi

Agim Llupo

Ka nisur me shtyrje, gjyqi ndaj të akuzuarit për vrasjen e protestuesve të 21 janarit. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar pavlefshmërinë e akteve të ekspertimit. Avokatët pretendojnë se aktet janë kryer pa vendim të prokurorisë.

Prokurori i çështjes, Adriatik Cana, kërkoi kohë për kërkesën dhe tre gjyqtarët vendosën që seanca e ardhshme të shtyhet me 4 qershor.

Avokati, Genc Gjokutaj, është shprehur se autopsia dhe ekspertiza mjeko-ligjore për Faik Myrtajn, janë kryer pa miratimin e prokurorisë. Të njëjtin pretendim ka ngritur edhe avokati i Agim Llupos, për autopsinë dhe ekspertizën mjeko-ligjore për Hekuran Dedën dhe Ziver Veizin.

Kjo cilësohet si taktikë e avokatëve për të siguruar një dënim të lehtë apo pafajësinë e klientëve të tyre.

Në fillim të këtij muaji, Prokuroria e Përgjithshme bëri publike akuzën për komandantin e Gardës së Republikës, Andrea Prendi, i cili akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt dhe plagosjen e disa të tjerëve. Me këtë akuzë, Prendi rrezikon dënim jo më pak se 20 vjet dhe deri në dënim të përjetshëm.

Kurse gardisti, Agim Llupo, akuzohet për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Ziver Veizajt, si dhe plagosjen e tre shtetasve të tjerë. Të njëjtin dënim ashtu si Prendi rrezikon edhe Llupo.

Ndërsa, Margati Kume akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës. Kjo akuzë do të rëndojë edhe mbi Armando Kasajn. Të dy këta persona rrezikojnë dënim me gjobë ose burgim gjer në tre vjet.

Ngjarja e 21 janarit konsiderohet protesta e organizuar në bulevardin Dëshmorët e Kombit në vitin 2011 ku mbetën të vrarë katër protestues dhe u plagosën disa të tjerë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›