Serbi, deputetja qëllon me këpucë drejtuesen e Parlamentit
BEOGRAD- Sesioni i parlamentit është ndërprerë sot pasi një deputete e Partisë Radikale të opozitës ka gjuajtur me këpucë drejtuesen e këtij sesioni.
Lajmi është raportuar nga media beogradase. Deputetja nuk ka arritur të qëllojë në shenjë, megjithatë seanca parlamentare është ndërprerë për një kohë të shkurtër. Gordana Pop-Lazic e Partise Radikale Ultranacionaliste ka qëlluar me këpucën e saj në drejtim të Gordana Comic, e Partise Demokratike në qeveri, pasi ajo ishte e pakënaqur nga vendimi për të mos lejuar një tjetër përfaqësues të Partisë Radikale të flasë në parlament.
Pop Lazic dhe anëtaret e tjera femra të Partisë Radikale janë të njohura për sjelljet e tyre ekstreme. Pop-Lazic mallkoi presidentin Tadic dhe fëmijët e tij pasi lideri i serbëve të bosjes Radovan Karaxhic u arrestua vitin e kaluar.
(s.g/BalkanWeb)