Eksporti, subvencionohen 36 biznese
Blerina Hoxha
Nje shume prej 25 milione lekesh u eshte shperndare dje 36 bizneseve me aktivitet ne eksport nga "Albinvest". Ne ceremoni kane qene te pranishem edhe Kryeministri Sali Berisha, ministri i Ekonomise, Genc Ruli dhe drejtori i "Albinvest", Denis Kalenja, ndersa perfaqesues te biznesit kane marre ceqet ne kembim te rritjes se eksportit. "Objektivi i kesaj iniciative eshte te ndihmoje kompanite shqiptare te depertojne me eksporte ne tregje te huaja, duke siguruar mbeshtetjen e nevojshme financiare per aktivitete qe do te ndihmojne ne zbatimin planit te tyre te marketingut per eksport", tha per gazeten "Koha Jone", Kalenja.
Skema e grantit per ndarje te kostove ofron subvencionim per kosto qe kane te bejne me aktivitete te miratuara mbi bazen e ndarjes se kostove. Kjo nenkupton se, granti nuk financon te gjitha kostot, por nje pjese te tyre, nderkohe qe pjesa tjeter financohet nga perfituesi i grantit, qe ne kete rast eshte kompania shqiptare. Kalenja tha se qellimi i grantit nuk eshte zevendesimi i saj qe kompania do te financonte me burimet e veta, por t'i shtohet buxhetit te kompanise per marketingun e eksporteve, duke bere te mundur qe kjo e fundit te arrije me shume se cdo te mund te arrinte vetem me mjetet e veta. Keshtu ne baze te skemes, eksportuesve u financohen deri ne 50 per qind te kostove te aktiviteteve te miratuara, ndersa kompania qe perfiton financon pjesen tjeter. Aplikantet duhet te jene biznese brenda Shqiperise dhe qe bejne eksport nderkombetar, tha Kalenja. Gjithashtu, keto biznese duhet te kene nje staf te afte menaxheresh dhe te kene njohuri per tregun e synuar.
Eksporti, kostot qe mbulohen
Certifikim produkti
Zbatimin te menaxhimit te cilesise
Kerkim tregu
Misione shitjesh
Vleresime te tregut te synuar
Pjesemarrje ne panaire si vizitor
Pjesemarrje ne panaire si ekspozues
Promovim, materialesh per tregun e synuar
Kush perfiton
-Skema e grantit per ndarjen e kostove mbeshtet ne menyre specifike ndermarrjet e vogla dhe te mesme, me fokus eksportet
-Maksimumi i shumes se grantit per aplikim eshte 1000000 leke
-Aktivitetet e miratuara do t'u financohen deri ne 50 per qind te kostove te aktiviteteve
-Rimbursimi do te kryhet ne perfundim te aktivitetit