Peng per parate e droges
Artan Cena
Parate e pakthyera te droges jane bere shkak qe tre te rinj te marrin peng shokun e tyre te grupit dhe ta keqtrajtojne, duke e goditur me sende te forta, grushte e shkelma. Konflikti ka ndodhur oret e vona te mbremjes se merkure, ne rrugen "Karl Gega" te Tiranes dhe ka perfunduar mengjesin e djeshem ne fshatin Brat, kur policia ndaloi nje prej te dyshuarve dhe shpalli ne kerkim dy te tjere. Denoncimi eshte bere nga prinderit e 20-vjecarit Festim G., kurse motivi i ngjarjes se rende kane qene 50 gr droge e marre nga i demtuari qe pas shitjes nuk ka kthyer me parate. Policia ndaloi si te dyshuar Gramoz Selmanin, kurse ne kerkim u shpallen Gentian L., 22 vjec dhe Bilbil K., 23 vjec. Burime zyrtare thane se akuzat e ngritura jane ato te "heqjes se paligjshme te lirise" si dhe "mosbindje ndaj urdhrit te punonjesit te policise se rendit publik". Mesohet se pengmarrja ka zgjatur per disa ore dhe akti eshte kryer ne lagjen e njohur si "Kinostudio".
Denoncimi i bere nga te afert te 20-vjecarit G., ka bere qe efektivat e Komisariatit numer 4, ne bashkepunim dhe me sektorin e posacem te Krimeve Seksuale dhe Lirise se Personit, te vene ne pranga nje nga te dyshuarit, Gramoz Selmanin, i denuar me pare per vjedhje dhe i njohur si kontingjent i shperndarjes se droges. Policia tha se ne makinen e tij ishte marre peng 20-vjecari, qe eshte cuar me pas ne fshatin e thelle Brat te Tiranes. Aty sipas rrefimit te marre pas operacionit, Festim G., eshte keqtrajtuar dhe kercenuar per 50 gr droge qe duhet te shiste e te kthente parate, sipas marreveshjes se bere me tre shoket e tij. Javen e kaluar, 20-vjecari mendohet se ka marre kete sasi per ta shitur, por me pas leket, behet fjale per te pakten 50 mije, nuk jane kthyer. Vonesat ne pagese kane sjelle agravimin e situates qe ka cuar deri ne pengmarrje.
Tre te rinjte kane kerkuar parate e droges, por duke ushtruar fillimisht presion dhe me pas dhune mbi te riun, qe me pare ishte pjese e grupit te tyre. Policia tha, pasi arriti te shpetonte 20-vjecarin, se ne pjese te ndryshme te trupit ai kishte shenja te dhunes. Pengmarrja mesohet se ka ndodhur shume afer shtepise te te demtuarit dhe njerezit e tij kane mesuar shume shpejt ngjarjen, duke shkuar ne Komisariatin nr. 4 per te kerkuar ndihme. Policia tha se arriti te kapte vetem Gramoz Selmanin, 23 vjec, i cili eshte dhe pronari i mjetit, me te cilin u rrembye 20-vjecari. Kurse Gentian L., 22 vjec dhe Bilbil K., 23 vjec u shpallen ne kerkim si bashkeautore te ngjarjes.
"Shkuam ne Dajt, po s'e mora peng"
I marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen, qe sipas policise eshte bere per nje sasi lende narkotike, i arrestuarit Gramoz Selmani, ka deklaruar para policise, se nuk ishte e vertete qe kishte marre peng Festim G. Gjate marrjes ne pyetje, 23-vjecari ka dekalruar se e kishte shok 20-vjecarin dhe se nuk e ka rrembyer per shkak te droges dhe parave te pakthyera. "Nuk kam marre peng, por kemi ikur nje ore ne malin e Dajtit dhe me pas na keni arrestuar", kane qene fjalet e thena nga 20-vjecari, para inspektoreve te Komisariatit numer 4 dhe te seksionit te posacem te Krimeve Seksuale dhe Lirise se Personit.
Ne pranga:
Gramoz Selmani, 23 vjec
Ne kerkim:
Gentian L., 22 vjec
Bilbil K., 23 vjec
Pengu:
Festim G., 20 vjec
Peng per 15 kg hashash ne Lazarat
Pese dite me pare, tre te dyshuar nga Lazarati, Jaho Skenderi, 42 vjec, Roland Dalani, 34 vjec, dhe 30-vjecari Tahir Cela, rrembyen 18-vjecarin Alban R., me banim ne qytetin e Libohoves. E gjithe ngjarja, sipas hetimeve qe publikoi policia, erdhi pasi tre banoret e fshatit Lazarat ne rrethin e Gjirokastres, kishin dyshuar se i riu iu kishte vjedhur rreth 15 kilograme lende narkotike te llojit hashash. Situata degjeneroi deri ne pengmarrje ne lagjen "18 Shtatori" te qytetit te gurte dhe perfundoi ne parkun e Viroit, pak ore me vone. Nderhyrja e policise shmangu rendimin e situates, ndersa 18-vjecari kishte marre plage te renda nga goditjet me qyten e pistoletes.