Kufiri, janë kthyer 131 shtetas të huaj

Nuk kanë arritur të kalojnë kufirin shqiptar 131 shtetas të huaj. Shkak për këtë është bërë pasi policia kufitare dhe migracionit ka gjetur shkelje në dokumentacionin që ata posedonin. Kjo shifër është bërë publikë gjatë analizës vjetore të drejtorisë rajonale të kufirit dhe migrancionit në Tiranë. Në fjalën e tij drejtori Saimir Boshnjaku ka treguar disa nga arritjet e kësaj drejtorie dhe vështirësitw që kanë kaluar në 2009-wn.
I pranishëm në këtë analizë knë qenë përveç përfaqësuesve të drejtorisë së kufirit edhe drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj si dhe zv.ministrja e Brendshme Iva Zajmi. Kjo e fundit në fjalën e saj ka pohuar se kjo drejtori është kyçe për të sjell më pas edhe liberalizimin e vizave.