Kufiri me Greqine se shpejti fakte nga Wikileaks
Negociatat e reja lidhur me marreveshjen e ujerave me Greqine do te jene se shpejti objekt i interesimit te Komisionit Parlamentar te Sigurise. Vetem dy dite pasi delegacioni i Ministrise se Jashtme ka perfunduar takimin konsultativ me palen greke dhe ku eshte perfshire edhe shqyrtimi i mundesive per te vene ne jete nje pakt per kufirin detar duket se reagimi politik ka dale serish ne plan te pare. Ne do te kerkojme sqarime nga ministri i Jashtem dhe i Mbrojtjes per gjithe ecurine e bisedimeve por ne vecanti per vendimmarrjen qe lidhet me respektimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese per marreveshjen e ujerave me Greqine deklaroi deputeti socialist i Komisionit te Sigurise Pirro Lutaj. Ai e ka paralajmeruar keshtu monitorimin e procesit te rinisur per paktin qe ka te beje me kufirin detar dhe platformen nendetare mes Shqiperise dhe fqinjit jugor Greqise. Nderkohe nje lajm tjeter e ploteson me shume ceshtjen e informacionit mbi kete teme. Keshtu edhe uebi i njohur Wikileaks parashikon te publikoje se shpejti dokumente sekrete qe perfshijne Shqiperine me saktesisht prapaskenat e marredhenieve diplomatike mes vendit tone dhe Greqise. Lajmi eshte publikuar dje nga Top Channel i cili citon burime prane Ministrise se Jashtme greke sipas te cilave ambasadori helen ne Uashington ka paralajmeruar ministrin e Jashtem grek Droutsas per rrjedhjen e ketyre dokumenteve te cilesuara si te klasifikuara. Dokumentet pritet te nxjerrin ne pah fakte per rolin e Greqise ne Jug te Shqiperise dhe per paktin ujor mes dy vendeve qe u rrezua pak muaj me pare nga Gjykata Kushtetuese ne Tirane. Nderkohe ministri i Jashtem grek Drucas ka kerkuar sqarime se si kane perfunduar ne duart e SHBA-se informacione te klasifikuara si top secret nga qeveria greke.