E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina e mbytur i perket taksistit devollit i zhdukur prej 5 ditesh

Elbasan Autovetura me targa gjermane u gjet mbremjen e se enjtes ne perroin e Kushes

Konfirmohet se makina me targa gjermane qe u gjet ne ujerat e perroit te Kushes fare prane grykederdhjes se tij ne Shkumbin i perket taksistit nga Devolli Fredi Talelli i denoncuar nga familjaret si i humbur prej kater ditesh. Automjeti tip Benz me targa gjermane te falsifikuara U 4873 i gjetur mbremjen e se enjtes ne perroin e Kushes ne afersi te Uzines 12 te fshatit Katund i Ri ne periferi te Elbasanit i perket taksistit nga Devolli zhdukur 5 dite me pare. Keshtu ka konfirmuar dje ne mesdite Policia e Elbasanit e cila vazhdon ende hetimet rreth kesaj ngjarjeje ne bashkepunim edhe me koleget e Korces. Automjeti ne fjale u nxor pas 24 ore perpjekjesh nga atje ku ishte hedhur te premten paradite. Ka qene nje njoftim i banoreve te zones ai qe i coi uniformat blu ne vendngjarje. Nderkaq familjaret e taksistit te zhdukur Fredi Talelli 36 vjec nga Korca te ardhur dje paradite ne Elbasan i konfirmuan policise se makina i perket familjarit te tyre te zhdukur. Pasi u nxor nga thellesia e rrjedhes se rrembyeshme te perroit nga nje kontroll i dokumentacionit te saj duke nisur me numrin e shasise ne makine pervec ngjyres dhe shenjave te tjera u konstatua se i ishin ndryshuar edhe targat pasi ajo u identifikua se ishte e taksistit nga Korca i shpallur zyrtarisht i zhdukur. Nje dite me heret ishin banoret e fshatit Katund i Ri ata qe ne mes te ujit te rrembyeshem kane pare mjetin qe lundronte dhe menjehere sinjalizuan policine lokale. Agjentet e policise qe mberriten prane rrjedhes se perroit te Kushes pas perpjekjeve te deshtuara per nxjerrjen e mjetit konstatuan se brenda tij nuk ndodhej njeri. Nderkohe forcat e zjarrfikesve edhe pse tentuan disa here deri dje ne mesdite qe ta nxirrnin nuk arriten. Por pasi kjo veshtiresi u kalua me venien ne pune te nje ekskavatori per nxjerrjen nga uji u zyrtarizua fakti se ky mjet i perket taksistit te zhdukur pa adrese. Qe ne momentin e keqyrjes se automjetit ne uje Policia e Elbasanit do jepte dyshimin se mund ti perkiste taksistit te humbur ne Korce.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›