Kufizim jo fjales se lire

Ne nuk bejme rregullore per te kufizuar fjalen tuaj. 8 vjet jam detyruar te flas ne kete parlament vetem ne emer te procedures. Nje nen qe shtuat ne rregullore kur u larguat nga pushteti nuk e ndryshuam. E mbajtem dhe do ta mbajme
Nga Sali Berisha
Une dua te garantoj opoziten shqiptare se ne kete parlament ne cdo institucion ne cdo vend ne cdo moment do te kete te garantuara plotesisht dhe teresisht cdo liri dhe te drejte qe i takon. Dua ti garantoj se lirite dhe te drejtat e qytetareve lirite dhe te drejtat e opozites per kete shumice qendrojne dhe do te qendrojne si shtylle e celikte ne themele te Republikes se keto liri nuk do te mund te cenohen nga askush dhe asnjehere se kjo Republike dhe ky shtet ka ne themelet e saj respektimin e tyre dhe ato jane te pacenueshme te padhunueshme.
Duke theksuar kete dua te garantoj qytetaret shqiptare se ligji dhe vetem ligji kushtetuta dhe vetem kushtetuta do te jene ato te cilat do te rregullojne cdo marredhenie ne kete vend midis shtetit dhe qytetareve midis qytetareve me njeri-tjetrin midis partive politike ne institucionet e ketij vendi.
Ne kemi patur rastin te faktojme ne menyren me te shkelqyer respektin tone ndaj lirive dhe te drejtave te opozites lirive dhe te drejtave te qytetareve shqiptare.
Opozita e vendit nga viti 2005 qe humbi pushtetin e deri me sot ka organizuar 1730 protesta. E garantoj se edhe 5 mije apo 15 mije protesta te tjera paqesore do te respektohen me vendosmerine me te madhe sikunder garantoj se ligji dhe forca e tij kushtetuta dhe epersia e saj do te veprojne ne menyren me te vendosur ndaj cdo dhunimi ndaj cdo kercenimi te rendit kushtetues te institucioneve kushtetuese.
Zoterinj ne nuk bejme rregullore per te kufizuar fjalen tuaj. 8 vjet jam detyruar te flas ne kete parlament vetem ne emer te procedures. Nje nen qe shtuat ne rregullore kur u larguat nga pushteti nuk e ndryshuam. E mbajtem dhe do ta mbajme. Ai nen percaktonte nje ore debate. Ai nen nuk do preket do te kete nje ore debate por meqenese ju rendom keni abuzuar duke bllokuar parlamentin ne emer te atij neni kjo nuk mund te ndodhe kurre me. Ligji ligji dhe vetem ligji do te sundoje ne kete tempull do te sundoje ne cdo rruge shesh dhe institucion te ketij vendi. Kjo eshte kontrata jone me qytetaret shqiptare kjo eshte kontrata jone me ju ne respekt te plote te hapesirave tuaja. Ndaj dhe kjo po kalon ne fund te seances jo per ti hequr fjalen askerkujt perkundrazi do te keni te drejte nje ore sic eshte e percaktuar ne rregullore por nuk do te mundni kurre me te bllokoni kete seance dhe kete parlament. Ju mund te perdorni grushte dhe shkelma. Ju mund te beni cte doni por ky sovran ky parlament do te funksionoje pa nderprere dhe i paintimiduar.
Cilado qe te jene praktikat cdo e drejte e juaja do te respektohet asnje abuzim i juaji nuk do te pranohet. Hiqeni nga mendja kete perndryshe mund te beni cdo zgjidhje. Ketu do te sundoje ligji. Nuk kam kurre ndermend te kufizoj as edhe nje fjale opozites. Te respektohet plotesisht sikunder po flet Shqiperia per ta por flet Europa per ta po flet bota per ta. Nuk keni vesh ti degjoni.
Meqenese kaloni tek tema ku ju dhemb dhembi po ju them se 75 parti politike te qendres se djathte evropiane parti qe sot qeverisin ne shumicen e vendeve anetare te BE me daten 11 shkurt ne rezoluten e tyre theksojne se me 21 janar te vitit 2011 pas nje skenari te paralajmeruar lideri i opozites shqiptare organizoi 5 ore rrethim me sulme te dhunshme kunder Keshillit te Ministrave ne perpjekje te deshtuar per te marre pushtetin me dhune. Ne denojme thote rezoluta perdorimin e taktikave dhe te mjeteve te dhunes se zotit Rama per te permbysur nje qeveri legjitime te zgjedhur me zgjedhje demokratike.
Vazhdoni ne qofte se ju intereson por nje gje ju them sot jeni forca e vetme politike ne kontinent force dhune. Detyra ime eshte tu garantoj se une do tu respektoj ju ne menyren me te vendosur per cdo te drejte qe ju takon por vazhdoni se ja ku i keni mburruni rrihni gjoksin. Por ne rast se kerkoni punime normale ne jemi plotesisht dakord me ju por ju them se ky ndryshim qe ju kerkoni do te hiqet nga rregulloja qe ne momentin kur ju te sillni ketu ne parlament si nje deshmi e vullnetit te vertete per te ndihmuar vendin tuaj amendimin e Kushtetutes se Shqiperise.
Ne se ju jeni kunder ketij amendimi te rregullores une ju garantoj se do te jete provizor silleni amendimin e kushtetutes ne se e keni me zemer dhe une ketu ne fjalen time nuk do te bej gje tjetre vecse tu falenderoj ju nje nga nje per amendamentin qe keni sjelle.
Fjala e kryeministrit Berisha ne seancen e sotme parlamentare
Lajme te ngjashmeNje fyerje mizoreBerisha Qe nga 2005-a opozita 1730 protesta Berisha-Hammarberg Drejtesi e pavarur gjykim i plote per 21 janarinBerisha Kenaqesi ta firmos une i pari deklaraten per heqjen e imunitetit Berisha ne Shen Valentin si gjysh u uron ditelindjen mbesave Lidhjesali berisha