E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtetësia ruse për serbët, Jeremiç: Thirrje për ndihmë

Pas refuzimit të shtetesisë nga Rusia të serbëve ka ardhur edhe reagimi i ministrit të jashtëmtë Serbisë. Vuk Jeremiç, tha se kërkesa e serbëve të Kosovës për shtetësi ruse, është "thirrje për ndihmë".
"Kjo nuk është aq shumë një përpjekje për emigrim, aq sa është një thirrje për mbrojtje", ka pohuar Jeremiç, në një konferencë për shtyp në Astana të Kazakistanit.
Ndër të tjera ai theksoi se "komuniteti ndërkombëtar u ka garantuar serbëve të Kosovës mbrojtje nga shtypja, por ata nuk e kanë këtë". Ndër të tjera diplomati serb shtoi se serbët e Kosovës kanë vendosur se "mbrojtësi i tyre më e mirë dhe agjencia më e fuqishme në këtë çështje, mund të jetë partneri ynë dhe miqtë tanë, e kjo është Federata Ruse".
Ndërkohë që ditë më parë mijëra serbë të Kosovës kanë thënë se do të kërkojnë shtetësi ruse dhe e kanë filluar dorëzimin e dokumenteve në Ministrinë e jashtme të Rusisë, por kjo është refuzuar nga shteti rus.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›