E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufizimi i imunitetit, votohet nesër në Kuvend

17-09-2012 / Gazeta 55

Parlamenti voton në seancën e ditës së nesërme draftin integral të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për kufizimin e imunitetit.
Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit të premten e kaluar për ndryshimet Kushtetuese, opozita ka pranuar se do të votojë kufizimin e imunitetit të Kuvend, për t’i hapur rrugë marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Drafti konsensual për kufizimin e imunitetit erdhi si pasojë e bashkëpunimit mes dy forcave politike, por votimi i saj u shty, duke çuar në dështimin e seancës së 6 gushtit.
Duke ndjekur lëvizjet destruktive të Partisë Socialiste në vijim të qëndrimeve bllokuese ndaj imunitetit, mazhoranca paralajmëroi zhvillimin e një referendumi Kushtetues. Moment ky që siç duket frikësoi lidershipin socialist pasi vota kombëtare e qytetarëve do të shërbente edhe si parapritë për zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.
Kjo bëri që kryesocialisti të deklaronte në disa intervista radhazi se do ta votojë heqjen e imunitetit, por më parë të merrej në shqyrtim paketa e PS për ndryshimet kushtetuese. Pasi edhe kjo çështje u konsumua të premten e kaluar, opozita duket se shansin e vetëm për të dhënë konsensusin në parlament për imunitetin e ka nesër. Moment i cili shkon në përqasje me atë çka ka shprehur komisioneri Stefan Fule, për votimin e ligjit të imunitetit brenda datës 20 shtator.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›