Kufoma e Babrrusë pa emër, dyshohet të jetë endacak
02/04/2005 Komuniteti Mysliman pohon se viktima nuk është funksionar fetar
Policia e kryeqytetit nuk ka arritur ende të identifikojë kufomën e gjetur dy ditë më parë në afërsi të Babrrusë në vendin e quajtur “katër tunelet”. Burime të policisë kryeqytetase thanë dje se pritet përfundimi i ekspertizës nga mjeko-ligjorët për të konkluduar në një version zyrtar, nëse kufoma është dhunuar apo jo. Kjo me qëllim konkludimin nëse viktima i seksit mashkull, që mendohet t’i përkasë moshës rreth të 40-ave, është vrarë nga dikush tjetër apo ka pasur një vdekje natyrale. Po nga hetimet paraprake dhe nga rrethanat e gjetjes së kufomës, në një kanal të thellë, ku trupi u gjet vetëm për shkak të erës së rëndë që mbante, janë ngritur dyshimet se atë mund ta ketë hedhur dikush aty për të fshehur gjurmët. Por fakt është që aty janë gjetur edhe shishe alkooli, nga të cilat dyshohet se ai mund të ketë qenë një endacak, i cili ka vdekur si pasojë e konsumimit të tepërt të pijes. Gjithashtu medohet se në një gjendje të dehur viktima mund të ketë mbetur në kanal si pasojë e humbjes së vetëdijes, duke ndërruar jetë më pas. Në teshat e kufomës nuk janë gjetur dokumente, të cilat mund të identifikonin gjeneralitetet e tij, sqarojnë burimet. Ato pohojnë se priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë nëse viktima ka pasur apo jo shenja dhune apo goditje me sende të forta. Kjo, pasi kufoma ka qenë thuajse e dekompozuar dhe se kishte kohë që gjendej aty. Ndërkaq, nga mjeko-ligjorët mësohet se dje është kryer vetëm pastrimi i kufomës, e cila ishte mjaft e dekompozuar dhe me mbeturina të shumta. Ndërsa sot pritet të kryhet këqyrja e kufomës.
Reagimi
Ndërkaq dje, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar lidhur me publikimin e lajmit se kufoma e gjetur dy ditë më parë në Babrru, sipas policisë, dyshohej t’i përkiste një zyrtari të fesë islame. Burimet e policisë pohuan pas gjetjes së kufomës, se pranë tij ishte gjetur një çallmë që përdorin si veshje zyrtarë të fesë islame, por KMSH-ja e ka përgënjeshtruar këtë fakt, duke pohuar se ishte interesuar edhe pranë instancave përkatëse. Në reagim theksohej se nga përgjigjja që kishin marrë prej policisë kryeqytetase, personi ende nuk është identifikuar dhe se nuk ka asnjë lidhje me ndonjë titullar të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. KMSH-ja shprehte indinjatë ndaj disa shkrimeve në media, që, sipas tyre, keqinterpretojnë krimet, duke dëmtuar imazhin e fesë islame dhe të institucionit.