E Diel, 1 Nëntor 2026

“Allegretto Albania” transferohet në Durrës

02/04/2005  Aktivitetet artistike në kuadër të stinës koncertore “Pranverë 2005” do të organizohet në Durrës. Stina koncertore “Allegretto Albania” ka startuar për herë

të parë në vendin tonë pesë vite më parë dhe të gjitha koncertet janë organizuar në Tiranë dhe Vlorë, ndërkohë që për arsye të infrastrukturës, qyteti i Durrësit është lënë jashtë këtij aktiviteti. Shoqatat e artistëve “Isamnus”, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe me mbështetje të Ministrisë së Kulturës e Rinisë së Shqipërisë, si dhe të bashkisë së Durrësit, kanë marrë përsipër të organizojnë “Pranverë 2005” në qytetin bregdetar në galerinë private “Jozef”. Në këtë koncert që synon të sjellë muzikë klasike dhe instrumentistë të dëgjuar nga shumë vende të Evropës, qëllim më vete është edhe promovimi i talenteve të reja shqiptare. Aktiviteti përfshin 9 koncerte, që do të shtrihen në muajin prill e maj dhe, sipas organizatorëve është deklaruar pjesëmarrja e interpretuesve nga Italia, Kroacia, Austria, Zvicra, Spanja dhe Shqipëria. Drejtori i Institutit Italian të Kulturës pranë ambasadës italiane në Tiranë, Attilio De Gasperis, ka thënë dje në Durrës dhe në galerinë “Jozef”, që do të jetë njëra nga galeritë ku do të zhvillohen koncertet, se “Allegretto Albania” do të ekspozojë vlerat më të mira të artit bashkëkohor si dhe do të krijojë mundësi reale për afrimin e talenteve të reja në fushën e muzikës. Stina koncertore “Pranverë 2005” do të nisë me Trio Perez-Inesta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›