"Krerët e PS-së nuk po i përçmojnë strukturat në përzgjedhjen e kandidatëve"

02/04/2005 Agron Dibra, thotë se PS-ja e sheh bashkëpunimin me aleatët si të domosdoshëm për fitoren e zgjedhjeve
Sekretari organizativ në Partinë Socialiste, Agron Dibra, në një intervistë për "Metropol", tha se kjo parti së bashku me partitë e tjera të "Koalicionit për Integrim" do të fitojë zgjedhjet e përgjithshme të kësaj vere. Sipas Dibrës, mes përfaqësues të partive të majta kanë filluar tratativat dhe së shpejti do të ketë dhe një komunikim të për bashkët për të rënë dakort mbi vendimet dhe qëndrimet e përbashkëta me qëllim që në zgjedhjet e përgjithshme koalicioni të jetë sa më i efektshëm dhe të parandalohet rrjedhja e votave.
Zoti Dibra në çfarë faze ndodhet aktualisht procesi i krijimit të komiteteve zonale elektorale të Partisë Socialiste?
Për Komitetet Zonale Elektorale aktualisht Partia Socialiste është në fazën përmbyllëse të tyre. Kanë përfunduar procesi i votimit dhe i konstituimit në 98 KZE-ve. Kanë mbetur pa përfunduar këtë proces, zona e përzierë Tropojë-Has dhe zona e Ersekës, proces i cili pritet të mbyllet këto ditë. Mbas këtyre dy zonave mbyllet përfundimisht ngritja e KZE-ve në 100 zonat elektorale të vendit. Është shumë e rëndësishme që pjesëmarrja e anëtarësisë socialiste ka qenë në nivelet të kënaqshme, me gjithë vështirësitë që kishte ky proces, pasi u aplikua për herë të parë dhe kishte një shtrirje në të gjithë vendin, në zonën urbane dhe në zonat rurale dhe aq e rëndësishme që këto KZE menjëherë janë instaluar si struktura dhe po merren me të gjitha detyrat politike dhe organizative, që lidhen me fushatën e zonave elektorale për zgjedhjet e ardhshme të korrikut. Kështu që është krijuar një anë, tashmë KZE-të janë strukturat kryesore, që do të mbajnë përgjegjësinë politike dhe peshën kryesore të fushatës elektorale sipas zonave. Partia Socialiste mendon se në përbërjen e KZE-ve janë përfshirë të gjitha kapacitete më të mira, të cilat kanë marrë aprovimin e anëtarësisë socialiste dhe me këto ekipe që janë boshti kryesor, dhe shtabe elektorale të kandidatëve, Partia Socialiste do të shfaqet një forcë politike mjaft konkurruese dhe fituese, duke konfirmuar dhe një herë mazhorancën në këto zgjedhje politike
Cili do të jetë plani i punës për kongresin e ardhshëm të Partisë Socialiste?
Në fazën e tanishme ka përfunduar e gjithë përgatitja e materialeve si raporti politik, platforma elektorale dhe disa ndryshime në statutin e PS-së. Grupet e punës kanë përfunduar të gjitha detyrat e mbingarkuara nga Komiteti i Përgjithshëm Drejtues. Do të jetë një proces që të gjitha materialet do të kalojnë në fillim në Kryesinë e partisë, më pas KPD-ja do të bëjë miratimin përfundimtar të të gjithë dokumenteve kryesorë që do të kalojnë në kongresin elektoral të PS-së. Ne mendojmë se, nëpërmjet këtij kongresi të shpalosim dhe një herë arritjet e shënuara nga qeveria, e kryesuar nga PS-ja, dhe progreset që janë bërë nga "Koalicioni për Integrim". Gjithashtu, ne do të shfaqim para shqiptarëve me objektivat tona për zhvillimin, prosperitetin dhe integrimin e vendit në strukturat euroatlantike dhe do t’i kërkojmë përsëri votat elektoratit shqiptar, duke i siguruar ata që me fitoren e PS-së në këto zgjedhje bashkë me progresistët do të vazhdojë rritja ekonomike, rritja e mirëqenies, do të vazhdojë forcimi i shtetit ligjor, do të vazhdojë realizimi i atij misioni që është pranuar nga të gjithë që shqiptarët të jenë pjesëtarë të Evropës Perëndimore.
Ditët e fundit janë shënuar debate të ashpra mes strukturave të Partisë Socialiste në rrethe për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Si është vlerësuar kjo nga selia qendrore?
Është e vërtetë që janë shfaqur edhe nëpërmjet mediave të shkruara dhe vizive debatet nga disa pretendentë për të rikandiduar ose për të kandiduar, por kjo është diçka normale, që në një parti, një person, që e shikon veten që i përmbush ato kritere, është normale që të kandidojë dhe të jetë fitues. Mendoj që, duke u bazuar në eksperiencën që ka fituar struktuart e PS-së në nivel vendor dhe në nivel qendror, ky proces do të kalojë duke respektuar vijën e rregullave të partisë dhe duke respektuar strukturat dhe forumet vendore dhe qendrore të partisë, sepse ky është një filtër i nevojshëm politik, ku duhet të kalojnë të gjitha kandidaturat, dhe për të minimizuar në maksimum gabimet, që mund të bëhen gjatë përzgjedhjes dhe do të rishpallen si kryesues të fitores të Partisë Socialiste në këto zgjedhje për të realizuar atë objektiv politik për të rikonfirmuar sërish mazhorancën. Gjithë debatet e zhvilluara deri tani e shohim si pjesë integrale e një procesi demokratik politik, që zhvillohet normalisht në raste të tilla të zgjedhjesh.
Cilat do të jenë filtrat që do të kalojë lista e kandidatëve për deputetë për Partinë Socialiste?
Procedura është e njohur dhe në dokumentet themeltarë të PS-së, ku statuti i partisë citon se lista e kandidaturave për deputetë në 100 zonat elektorale dhe në listën proporcionale caktohen nga kryesia e PS-së, pasi ka tërhequr mendimin e strukturave vendore të partisë. Para disa kohësh ka pasur kontakte të vazhdueshme me institucionet e partisë në nivel të pushtetit vendor nga lidershipi i PS-së, për të kolauduar projektet për kandidaturat në të 100 zonat elektorale të vendit, ku është thithur mendimi i anëtarësisë socialiste edhe të kryesisë së degëve. Të gjitha këto do të kalojnë për ratifikim nga Kryesia për në kongresin elektoral të partisë, i cili do të zhvillohet këtë muaj. Ky ka qenë filtri, i cili ka rezultuar i suksesshëm deri tani në PS-së. Unë nuk shoh ndonjë autoritet të lartë të PS-së që kërkon të përçmojë strukturat, siç po ndodh rëndom në parti të tjera, por ka një vullnet politik për të respektuar të gjitha strukturat, sepse PS do të dalë në bllok dhe për këtë arsye janë krijuar edhe KZE-të në funksion të zhvillimit të një fushate shumë të rëndësishme për zgjedhjet e korrikut të këtij viti. PS-ja e ka cilësuar si një proces historik dhe në kushte të një vlerësimi të tillë edhe përgjegjësia politike që i është kushtuar është shumë e madhe për çdo anëtar të Partisë Socialiste. Garancia për fitoren nga PS-ja për këto zgjedhje ka nevojën për kontributin e çdo socialisti të thjeshtë, dhe ne nuk jemi kurrësesi për të shmangur ndonjë faktor, apo aktor, që ka impakt në PS.
A po përgatit PS-ja strategji bashkëpunimi parazgjedhore me aleatët e saj të majtë?
Edhe nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste gjatë këtyre ditëve janë dhënë mesazhe që kjo parti është e hapur të bashkëpunojë më të gjithë aleatat e saj tradicionalë. Ne aleatët i shohim si një forcë e rëndësishme në këtë proces dhe në këto zgjedhje politike. Ne kemi deklaruar dhe vazhdojmë të deklarojmë se fitorja e këtyre zgjedhjeve do të jetë kontribut i gjithë partive që janë përfshirë në "Koalicionin për Integrim". Aktualisht jemi në tratativa dhe mendoj se shumë shpejt zoti Nano do të komunikojë me përafqësuesit e partive, të cilët janë pjesë e aleancës për integrim dhe mendoj se do të gjenden pikat e përbashkëta dhe do të konvergjohen vendimet dhe qëndrimet e partive të koalicionit që së bashku të jemi sa më efikasë në këto zgjedhje dhe të mos shpërdorohet asnjë votë në asnjë zonë elektorale të vendit.