E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njerezit e Engjellushes nuk pranojne pajtim

Eriola Hazizolli
I bindur se krimi qe kreu djali i tij vetem 13 vjec nuk ka shpagim, babai i monstres se Beratit, ka menduar qe te kerkoje ndjese ne familjen e gruas qe mbeti viktime e sulmit monstruoz. Vetem pese dite pas mberritjes prane familjes se tij nga emigrimi, Ylli Hodaj ka negociuar me autoritetet vendore dhe te aferm te familjes se viktimes, Engjellushe Sinjarit, qe keta te fundit te nderhyjne per t’i kerkuar falje. Por edhe pas dy tentativave te dites se djeshme, perpjekjet kane deshtuar, pasi familja Sinjari ka refuzuar ndjesen, duke u shprehur se vizita duhet te behej me pare.
Dhe pse nuk ka pranuar te flase ne media rreth ngjarjes qe ndodhi, ndersa ai gjendej ne Greqi, Ylli ka pohuar per gazeten “KJ” se do te beje gjithcka per t’i kerkuar ndjese familjes se gruas qe vrau djali i tij. Tregon se nje dite me pare, se bashku me bashkeshorten, babane dhe te vellan, ka marre rrugen per te shkuar ne fshatin e larget Skrevan, ku ndodhi edhe ngjarja e per te kryer njekohesisht ngushellimet e kerkuar falje ne familjen e Luftar Sinjarit. Por familja e viktimes nuk ka pranuar qe t’i prese, duke u shprehur se, “njerezit e 13-vjecarit vrases jane kujtuar vone per kete falje”. Familja Sinjari ka pritur qe falja te behej diten e ceremonise se 47-vjecares, nenes se dy femijeve, qe mbeti viktime e pafajshme e sulmit te te miturit me probleme mendore.
Pas refuzimit, pjesetaret e familjes Hodaj kane biseduar me kryeplakun e fshatit Skrevan, Gezim Selami, si dhe inspektorin e zones, Miti Mata, per te mundesuar nje lidhje me familjen e Engjellushe Sinjarit, me qellim percjelljen e ngushellimeve. Por gjithcka ka perfunduar negativisht per ta, pasi familjaret Sinjari nuk kane pranuar te takohen me prinderit e 13-vjecarit R. Hodaj. “Ne nuk kerkojme hasmeri dhe i trembemi nje hakmarrjeje, ndaj morem rrugen per ne fshatin Skrevan”, jane shprehur pjesetaret e familjes Hodaj per gazeten “KJ”, duke bere dhe apel. Babai i te miturit mesohet se nuk ka pasur mundesi per t’u kthyer me pare ne Shqiperi nga Greqia dhe ne momentin e pare qe i eshte dhene mundesia eshte gjendur ne Berat, ne lagjen “Donika Kastrioti”.
Familja e ngujuar, i biri ne spital
Gjate ketyre diteve, Ylli Hodaj nuk eshte pare te largohet per asnje cast nga banesa e tij, nderkohe qe dhe udhetimi qe ka ndermarre dje, per t’i kerkuar ndjese familjes se Engjellushe Sinjarit, ka deshtuar. Djali i tij, R. H., 13 vjec, vazhdon te qendroje ne dhomen biruce te spitalit te Beratit, pasi tre jave me pare pranoi se kishte kryer nje krim te rende duke i marre jeten nje nene 47 vjece, qe pasi e mbyti me rripin e pantallonave, percudnoi kufomen nepermjet nje dhune seksuale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›