“Kuinti” presion Kosovës; Prishtina këmbëngul në planin “Ahtisari”
Prishtinë (Start)-Krerët e shtetit në Kosovë janë vënë përballë presionit të përfaqësuesit të vendeve të “Kuintit” dhe përfaqësuesit të presidencës së radhës evropiane, Erik Shevalie. Gjatë një takimi të zhvilluar një natë më parë, ata i kanë kërkuar palës kosovare që që të gjendet një kompromis rreth gjashtë pikave të propozuara nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB së, Ban Ki Mun. Mediat e Prishtinës bëjnë të ditur se pala kosovare ka kundërshtuar çdo presion dhe kërkesë të tyre duke pranuar planin Ahtisari si “busull” të zhvillimeve të Kosovës post-pavarësi.