Nga shkurti, udhëtim më i lirë për në Prishtinë dhe anasjelltas
Tiranë (Start)-Fluturimet midis Tiranës dhe Prishtinës, duke filluar që nga shkurti i vitit të ardhëshëm do të jenë më të shkurtër në kohë dhe më të lirë në kosto. Kjo është arritur në sajë të një marrëveshjeje midis autoriteteve të Aviacionit shqiptarë dhe atyre kosovarë të cilët kanë vendosur që me qëllim shkurtim të vijës ajrore midis dy vendeve, të eliminohet kalimi mbi territorin maqedonas dhe të lejohet një linjë direkte midis Tiranës dhe Prishtinës. Drejtori i Aviacionit Civil të Shqipërisë, Ervin Mazniku, shprehet se aplikimi i këtij itinerari do të shkurtonte rrugën. Çmimi i biletës sipas Maznikut do të shkojë në rreth 20 për qind më pak. Ky është kontakti i parë zyrtar mes autoriteteve të aviacionit civil të të dy vendeve, por kooperimi do të intensifikohet më shumë në të ardhmen.