E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujdes 30-in

Ne morine e lajmeve te kesaj jave qe filloi me situaten aspak te kendshme te trafikut ne kryeqytet e u sos me debatet ne Parlament per buxhetin shumekujt mund te mos i kete rene ne sy nje lajm i vogel lidhur me zgjedhjet e brendshme ne LSI per drejtues te degeve te Tiranes i cili na ben me dije se te gjithe kandidatet jane meshkuj plot 11 te tille.


Po pse duhet te na terheqe vemendjen ky lajm Se pari sepse kjo i zhvlereson te gjitha deklaratat boshe qe fillojne me une ju garantoj ju dhe mbarojne me partia jone eshte e angazhuar seriozisht per perfshirjen e grave ne vendimmarrje.


Nje zhvillim i tille nxjerr lakuriq mendesine qe ekziston brenda partive tona lidhur me aftesite drejtuese te femrave. Kandidimi i 11 burrave deshmon se nuk ka asnje vullnet per tu dhene grave mundesine te shpalosin aftesite e tyre drejtuese brenda partive por ato behen te rendesishme kur vjen puna per te mbushur radhet e anetaresise apo elektoratit.


Nje studim i kryer se fundmi nga ACER e verteton kete pasi nga intervistat e kryera me drejtues vendore te partive politike rezulton se mungojne mekanizmat qe do te mundesonin rritjen e grave si drejtuese brenda strukturave te tyre.


Studimi veren gjithashtu se edhe pse ne nivel kombetar partite e kane zbatuar kuoten 30 te perfaqesimit te grave ka nje nenperfaqesim te tyre ne forumet drejtuese.


Se dyti ky lajm nuk parathote asgje te mire per zbatimin e kuotes 30 per qind ne zgjedhjet lokale qe po afrojne. Nese nuk do te ishte per ligjin a do te plotesonin partite kete kuote


Me shume gjasa jo pasi zgjedhjet e kaluara treguan se dhe ne rastin kur kjo u be e detyrueshme serish u gjenden mekanizmat per ti bishtnuar detyrimit ligjor duke shfrytezuar lidhezen ose si alternative te dhe.


Edhe pse Kodi Elektoral i detyron partite qe ne listen e kandidateve per organet e pushtetit vendor nje ne cdo tre emra te jete grua ne menyre taksative moszbatimi i ketij kushti eshte ndeshkuar me nje shume qesharake 30 mije leke te reja.


Nuk kuptohet pse ky kriter duhet te denohet me gjobe dhe te mos konsiderohet kriter kualifikues ashtu si per kriteret e tjera mosplotesimi i te cilave sjell refuzimin e listes nga ana e KQZ-se dhe per pasoje skualifikim te partise perkatese nga gara. Nese do te ekzistoje vullneti politik ne rishikimin e pritshem te Kodit Elektoral mund te rregullohet edhe kjo pike.


Se treti nje lajm i tille tregon miratim te ligjit per kuotat i cili nuk duhet ta vere ne gjume shoqerine civile pjese e se ciles konsiderohet edhe media. Shoqeria civile duhet te reagoje perballe fakteve te tilla dhe ne bashkepunim me median ta mbaje lart presionin publik per partite por edhe per shoqerine qe te respektojne ate qe votojne.


Pjesemarrja e grave ne vendimmarrje nuk eshte vetem ceshtje kuotash dhe kaq. Ajo eshte e lidhur ngushte me adresimin e shume ceshtjeve qe shqetesojne sot grate ashtu si dhe burrat. Dhe kjo nuk ka te beje se grate ne drejtim do kujdesen me shume se burrat per te zgjidhur problemet e grave ashtu sic argumentohet ne shume raste.


Une besoj se edhe burrat mund ti zgjidhin problemet e grave qe ne fakt jane problemet e te gjitheve por ceshtja e grave ne vendimmarrje ka te beje me barazine e shanseve nje tipar qe karakterizon shoqerite demokratike dhe tregon shkallen e emancipimit te saj.


Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton ne fjalen e mbajtur dje me rastin e Diten Nderkombetare te Dhunes kunder Grave theksoi pikerisht faktin se asnje vend nuk mund te siguroje perparim ekonomik nese le pas gjysmen e popullsise.


Ja pse lajmi i kandidimit te 11 burrave per deget lokale te Tiranes te nje partie ne pushtet duhet te jete nje moment per reflektim dhe reagim. shte nje ngjarje qe tregon ku jemi realisht dhe cila eshte situata pertej deklaratave boshe plot me garanci dhe angazhime. shte nje moment per te thene kujdes 30-in

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›