Muzike Maestro
Muzika nuk tradheton muzika eshte pikemberritja e udhetimit. Muzika eshte vete udhetimi. shkruan Giorgio Faletti tek Io Uccido. Nje DJ vrases qe le indicie muzikore para vrasjeve te veta.
Mund ti shpetosh ata njerez po arrite ta zberthesh muziken.
Po tek ne a prodhohet muzike nga ajo qe le gjurme si tek Io Uccido te mund te perdoret qofte edhe nga delikatesa e nje vrasesi
Kam frike se jo.
Testi i vertete per muziken jane klubet ku kendohet live. Dhe ne live kendohen kenget shqipe qe vijne deri ne 98-n. Pas 98s me ndonje perjashtim shume te rralle ka vetem black out. Dhe live-in e mbizoteron Margherita himni yne kombetar
Vitet 1998-2010 vitet kur kemi prodhuar muzike sa 300 vjet bashke jane vitet qe nuk po lene pas asgje.
Kjo sepse muzika vidhet dhe sepse muzika ka nisur te sherbeje me teper si nje vitrine prostitucioni artistik.
Edhe kantautori im i preferuar me sa duket vjedh. Me afrohet para disa ditesh nje mik dhe sikur te me jepte nje lajm vakie me tha pikerisht kete.
Kantautori im i parapelqyer vidhka muzike.
A ka ndonje shans per te qe te shpetoje shpirtin
ARTI VIDHET M KOLLAJ SE SUFLAQET
Nje hajdut banke qe largohet me 4 milione te vjetra eshte super-lajm. Rri ne faqet e para te gazetave me dite e jave.
Nje kompozitor qe vjedh Per tu gajasur te keqe ka ketu Vidhka muzike Po pune e madhe sikur vodhi ndonje banke Le qe ky nuk eshte as i pari dhe nuk ka per te qene as i fundit. E dime te gjithe dhe nuk na behet vone.
Une nuk e kam hallin edhe aq te hajdutet sesa tek ata qe vidhen. Vjedhja e muzikes na pengon qe te admirojme autoret e vertete qofshin keta bullgare turq algjeriane apo franceze. Dhe me e keqja vjedhja e muzikes nga disa e ben te pamundur mbijetesen per ca te tjere. Fakti qe disa hane buke duke vjedhur e ben te pamundur qe kushdo te haje buke me djerse per aq sa mund te djersise nje artist ne Shqiperi.
Artistet e vertete po pati mbetur akoma ndonje nuk mund te mbijetojne perballe ritmit kreativ te hajduteve. Ti ben nje kenge te mire ne muaj ata krijojne 10 te vjedhura ne dite
Hajdutet ne fakt vjedhin jeten e te tjereve.
Prandaj edhe me i ndershmi do vije nje dite qe do detyrohet te mbijetoje duke vjedhur.
Po atehere si eshte e mundur qe askujt nuk i behet vone kur merr vesh qe nje kompozitor/kengetar vjedh ne menyre te pacipe
Si eshte e mundur qe media e konsideron akoma te suksesshem Si eshte e mundur qe ka njerez qe vdesin akoma per te Si eshte e mundur qe shoqata per mbrojtjen e te drejtave te autorit nuk ben nje denoncim
Sepse vjedhja eshte nder
NJ SINGLE CA SINGLE SHUM SINGLE...
Vjedhja eshte nder. Ja shikoni me te suksesshmit ne treg. Jane ata qe vjedhin me shume
Dhe vjedhja ka prodhuar nje fenomen sa qesharak aq edhe te mjere fenomenin single.
Single - dmth nje kenge teke.
Kushton lire dhe garanton fame te menjehershme.
Nje artist i vertete normalisht shkon te fansat e vet me nje album nje produkt integral per te cilin punohet me muaj e jo rralle edhe 1 vit ose me shume. Artistet tane te futur ne furre brenda nates te pagjykuar nga institucionet apo morali i shoqerise vjedhin nje kenge ne 3 dite dhe ja ku jane te famshem per nje jave.
Tere diten ne TV ne gazeta gjithandej. Ne maje te fames. Shpesh me nje single te vjedhur.
EMIGRANTT DHE YJET PREJ MMDHEUT
E gjithe loja e fames dhe single-ve pa fund nuk eshte gje tjeter vetem lufta e pandershme per te marre me cdo kusht tregun e vetem qe ekziston. Ate te diaspores.
Kengetare apo kengetare qe nuk jane ne gjendje te kendojne pa playback as ne dush qe skena e live-it e Tiranes i ka spostuar me meshire jane yjet e koncerteve ne diaspore koncerte shumica e te cileve behen ne salla kafenesh apo bilardosh. Problemi nuk eshte te sallat muzika e mire fundja me shpesh luhet ne metro por tek abuzimi kete rradhe me mallin e disa njerezve.
Ajo qe u ofrohet emigranteve ne shume raste eshte abuzim i paster me deshiren e tyre per te pare nje cope Shqiperie per te shlyer mallin apo pengjet qe kane ndaj vendit ku kane lindur.
Prandaj ia vlen te investosh ne nje kenge ne nje video ne nje single dhe aq. Sa te te shohin ne youtube ne diaspore.
Eurot e dollaret fluturojne mbi skena si ne dasem Dhe askujt nuk i vjen ndoht ti mbledhe perdhe.
1000 FANS
Shqetesimi im i vertete sot nuk eshte as shija e keqe qe eshte ndertuar ne muziken shqiptare keto 10-12 vitet e fundit e as perfaqesuesit e saj.
Shqetesimi im eshte si mund te mbijetoje nje artist i vertete pa qene nevoja te vjedhe muzike.
Por ne kengetaret tane i kemi burgosur ne bare-pube ku kendohet live. Ne shpenzojme minimalisht 2000 lek ne nate ne nje pub qe kengetari yne i preferuar ne shumicen e rasteve te mos kendoje kenget e tij por repertore te huaja shtampe duke e shnderruar ate ne marionete te shijeve masovike. Po skendove Kalinken ikin klientet. O burra Kalinken Pa harruar Margheriten e shkrete qe e kendojme ne Shqiperi me shume se ne Itali.
Atehere cfare duhet te beje ky artist per te mbijetuar ne Tirane
Kam pershtypjen se nese nje kantautor do te kishte 1000 fanse te cilet jane gati te shpenzojne 5000 lek te reja per te ne vit ky artist do mund te mbijetonte.
Sikur te hiqnim dore nga 2 fundjava ne vit te kaluara ne pub/club dhe ti shpenzonim per te blere CD-ne e re te artistit jo me cmimin e nje pale corapesh por me nje cmim me te denje sikur te pranonim te paguanim nje bilete koncerti makar dhe ne nje pub per te suportuar artistin qe te luaje muziken e vet sikur te blinim objekte te tjera me logon e albumit a te artistit qofshin bluza mbajtese celesash apo tasa caji...
Sikur... atehere artisti nuk do te vdese.
Por ne na vjen turp te veshim bluza me logon Djemte e Detit se mos na tallin nderkohe qe ka djem e vajza ne bllok qe u duket tendence te veshin bluza me Megan Fox. Ne presim qe albumi te dale pirat ne tezga apo ne Internet qe ta marrim falas se nuk jemi budallenj ta blejme.
Ne na duket krim kur na vene bilete per te hyre ne nje pub per bendin qe luan live ndersa paguajme bileta te kripura per te pare nje DJ anonim nga Polonia qe luan 90 minuta ne nje pishine sepse kjo eshte trendy.
Meqe ra fjala Djemte e Detit kane nxjerre album Epos. Sa nga fansat e tyre apo te asaj rryme e dine kete le me qe ta kane blere albumin
Ama qe filan kengetare ka bere gjoksin dhe nje kenge te re... kete e dime te gjithe Kjo e fundit nuk na kerkon ta sponsorizojme. Kjo e ka gjetur tregun dhe sponsoret e saj me investimin e vet.
Une nuk pres e as nuk dua qe Djemte e Detit te behen mainstream - grupi a muzika e pelqyer nga te gjithe - e as te spostojne turbo-folkun nga moda.
Une thjesht dua qe ata dhe arti i tyre sikurse dhe i shume artisteve te tjere pa gjoks te bere te mbijetojne. Dhe per kete duhen vetem 1000 fans
1000
1000 vete qe te duan dhe qe jane gati te shpenzojne per ty duke blere CD-te e tua apo bileta per ne koncertet e shfaqjet e tua. Me kaq shpirti i kantautorit shpetohet ai nuk detyrohet te vjedhe.
Kaq i mjaftojne te punoje i qete qe ata 1000 ti beje 5000 apo 30000 fanse.
MUZIK FUGONI
uditerisht ata qe e mbeshtesin me pastertisht muziken jane shoferet e kamioneve e fugoneve te rrugeve te largeta. Ata e blejne pa u menduar gjate kaseten me artistin qe u pelqen ndryshe nga neve njerezit e Internetit e te Bllokut qe kemi zbuluar parajsen e shkarkimit pirat te kengeve ne mp3.
Prandaj kengetaret e fugonave do te mbijetojne ne treg. Sepse ata qe i duan i duan me te vertete e jane gati te shpenzojne per ta.
Ky eshte turpi yne para atyre shofereve te Kukesit. I yni qe ankohemi per kengetaret e fugonit por nuk u japim shans artisteve qe ne pelqejme qe te mbijetojne.
Perndryshe ata e kane nje zgjidhje alternative. Te vjedhin.