Kujdes me kushtet në tragete!
03/07/2009 Durrës, kapitaneria e portit masa për standardet: Të mos tejmbushen me udhëtarë
Raport për shërbimet nga agjencitë e udhëtimit, paralajmërohen gjoba për mosrespektuesit
DURRES- Disa tragete që lundrojnë nga portet italiane drejt portit të Durrësit kryesisht në pikun e kërkesës për të hyrë apo për të lënë portin e Durrësit në verë e në ndërrimin e viteve nuk plotësojnë standardet e duhura.
Raporti me vërejtjet
Sipas një raporti që tashmë u është dërguar edhe kompanive që kanë këto tragete në linjë apo që kanë marrë tragete me qira tragetet duhet të plotësojnë detyrimisht standardet në të kundërt do të gjobiten. Edhe pse ka më shumë se 4 vjet që kompanitë e agjencitë nuk mund të mbipopullojnë më mjetet lundruese apo nuk kanë guxuar më të lënë udhëtarët në pritje për më shumë se 24 orë, ende ndaj tyre ka vërejte. Për këtë arsye kapitaneria e portit dhe ajo e përgjithshme kanë vendosur rregulla të forta e strikte për përmbushje nga kompanitë. Një masë e tillë vjen në një kohë kur ka trokitur edhe ardhja në Durrës e emigrantëve tanë me rastin e pushimeve verore. Emigrantët tanë në vendet të ndryshme perëndimore pritet të regjistrojnë shifrat e para të nisjes së fluksit në hyrje të portit të Durrësit në fundin e kësaj jave. Gjatë muajit qershor numri i emigrantëve që kanë hyrë në Durrës ka arrirë në 7500 vetë, ndërkohë që një vit më parë kjo shifër ka qenë disa herë më e madhe. Megjithatë, në kapitanerinë e portit të Durrësit është thënë se të shtunën nis edhe rritja e ndjeshme e shtetasve që hynë në portin e Durrësit me linjën e trageteve që nisen nga Bari, Ankona e Trieste. Linja italiane që mban peshën kryesore në hyrje e në dalje me portin e Durrësit është ajo e portit të Barit. Të shtunën është thënë se nga ky port fqinj do të nisen 3 tragete, kurse të dielën 4 të tillë. Edhe pse nuk jepen shifra lidhur me numrin e udhëtarëve me traget pohohet se fundjava e parë e korrikut shënon nisjen në hyrje në portin tonë të numrit të madh të emigrantëve. Në ditë piku përpunohen nga mëngjesi deri në orët e pasdites deri në 11 mijë emigrantë. Kompanitë e lundrimit dhe agjencitë kanë marrë masa të forta lidhur me numrin e biletave për çdo linjë për të shmangur mbipopullimin e trageteve apo edhe lënien në natyre për më shumë se 1 ditë të udhëtarëve në portin e Durrësit apo atë të Barit. Aktualisht në portin e Durrësit janë katër kompani, të cilat kanë kontratë vjetore me Autoritetin Portual sh.a si dhe me Kapitanerinë e Përgjithshme. Kompanitë “Tirrenia”, “Venturris Ferries”, “Ilion Laines” dhe “Adria Ferries” kanë operuar gjatë gjithë vitit, ndërsa në kohë fluksi janë futur në linjë jo vetëm tragete të kompanive të ndryshme, por edhe të tilla që nuk kanë paguar detyrimet për prekjen e bankinës së portit. Kompanitë që kanë pasur kontratë të rregullt kanë paguar si taksë për kapitanerinë shumën në 100 mijë euro në muaj, kurse portit 200 mijë euro. Në vitin 2007 kapitaneria uli me 70 për qind detyrimet e kompanive dhe kjo pasoi në një kohë të shkurtër me efekte shumë pozitive.
Ulëm taksat, rrisni cilësinë
Heqja përfundimisht e taksës për kompanitë e lundrimit si dhe taksat e reja që kanë nisur të aplikohen që nga fillimi i vitit 2007 për anijet e transportit ka rritur ndjeshëm frekuentimin e portit të Durrësit nga tragetet dhe anijet e ndryshme me flamur shqiptar e me flamur të huaj. Kompania “Adriatika” gjatë gjithë vitit përballon numrin më të madh të transportit të udhëtarëve duke qëndruar në vite kompania më e frekuentuar. Kapitaneria nga ana e saj ka rritur kërkesën ndaj kompanive të tjera për të plotësuar standardet në udhëtim pasi një pjesë e tyre lënë shumë për të dëshiruar. Kapitaneria e Durrësit një vit më parë ka vënë gjobë për tragetin “Athens” të kompanisë së lundrimeve “Venturris Ferries”, pasi kishte rreth 10 udhëtarë mbi kapacitetet e lejuara. Kështu kjo kompani është detyruar të arkëtojë gjobën për 2500 euro .