E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo i thurr lavde Gjermanisë

Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo jep mendimin e tij për favoritët e Euro 2008. "Favoritët e mi janë Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja, por edhe Portugalia". Ish-trajneri i Juventusit shtoi si e mbështet skuadrën e vendit të tij, Italinë, për arsye patriotike, ndërsa Gjermaninë për arsye pragmatike. Kapelo admiron eksperiencën, organizimin. "Klube si Bajerni i Munihut janë shumë të mirë për të qenë kompetitivë në Europë, por kur lojtarët luajnë për ekipin kombëtar ata janë shumë të fuqishëm. Ata nuk kanë probleme. Ndonjëherë dhe ata humbasin, por gjithmonë luajnë për të fituar. Mentaliteti gjerman është shumë i fortë. Gjermania është një nga ekipet favorite për të fituar Europianin".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›