E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shpërthen" Alonso, 21 mln për Akuilanin

Ksabi Alonsos i ka ardhur në majë të hundës nga situata e krijuar te Liverpuli. Lojtari dëshiron me patjetër të transferohet te Reali i Madridit, por çmimi prej 40 milionë eurosh, i vendosur nga Rafa Benitez cilësohet shumë i lartë. "Më lini të shkoj në Madrid. Si duhet t‘ua them ndryshe që ta kuptoni?. Ndihem viktimë e luftës së Liverpulit me Realin", shpjegoi mesfushori. Alternativa për largimin e Alonsos është Akuilani, për të cilin anglezët janë të gatshëm t‘i paguajnë Romës 21 milionë euro.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›