Laveci sinjale Interit: Po ju pres
Ezekuel Laveci pret një telefonatë nga Interi. "El Pocho" mund t‘i bashkohet skuadrës së Murinjos, si dhuratë e presidentit Morati, pas problemeve me drejtuesit e Napolit. "Për momentin nuk di asgjë dhe nuk dua të flas për këtë temë derisa të ketë zhvillime reale", tha lojtari për "Diario Olé". Sulmuesi argjentinas foli edhe për tensionin me presidentin De Laurentis: "Nuk është gjë e mirë kur dëgjon fjalë të tilla nga presidenti yt, por dua të tregoj se gjërat nuk janë ashtu si duken".