E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokoi reformat Berisha Rama u penalizua me 8 maj

Kryeministri Sali Berisha akuzoi opozitën se ka bllokuar reformat dhe ligjet e rëndësishme për vendin. Janë 12 drafte që presin 84 vota dhe po ashtu reforma zgjedhore e mbetur pezull. Ndërkohe maxhoranca i rikthehet krimeve të komunizmit. Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat foli për ligjin e dosjeve, dënimet e krimit të komunizmit dhe kthimin e burgut të Spaçit në Muze.

"Nuk u kompletua dot, në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, reforma zgjedhore.Pra, disa nga reformat ngecën për shkak të vendimit të zotit Rama për të përdorur fuqinë e tij, pushtetin që sovrani i ka dhënë me votën e lirë, për të bllokuar dhe jo për të votuar.E vërteta është se në qoftë se 8 maji u ftua nga ana e tij si një referendum kundër qeverisë, rezultoi në të kundërtën e tij, rezultoi si një mbështetje plebishitare për qeverinë.

Shqipëria t’i bashkëngjitet disa nismave të Bashkimit Europian për dënimin e krimeve të komunizmit, gjë të cilën Shqipëria do ta bëjë dhe është gatshme ta bëjë"-tha kryeministri Berisha.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›