E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koke me koke. Rama Sequi dhe Wollfarth 90 min ne PS

Dy ambasadoret, ai i Bashkimit Europian, Ettore Sequi dhe ai i OSBE-se Eugen Wolfarth kanë mbërritur paraditen e së hënës në zyrën e kryetarit të PS-së Edi Rama. Takimi nuk është zbardhur se nga cila palë është kërkuar, por vjen në një moment kur selia rozë nuk  i ka kthyer një përgjigje zyrtare Partisë Demokratike për propozimin e kësaj të fundit për reformimin e Kodit Elektoral.

Rregullimi i kodit zgjedhor është sugjerimi parësor edhe i ndërkombëtarëve menjëherë pas tetë majit, kur votat e gabuara në Tiranë thelluan krizën politike në vend, nismë për të cilën ata kërkuan fillimin e dialogut. Por nga selia rozë është vënë kushti i pranimit të vjedhjes së zgjedhjeve në kryeqytet dhe më pas, PS-ja do të ulet në tryezën e bisedimeve me demokratët për rregullimet ligjore.

Takimi gjithashtu mbahet një ditë përpara bisedimeve Shqipëri-BE, ku do të hidhen piketat se cili do të jetë opinioni i Brukselit në nëntor për statusin e kandidatit, për të cilin është qartësuar tashmë se dialogu politik në vend është kriter thelbësor. Ky takim mes Ramës, Sequit dhe Wollfarth vjen edhe pak ditë përpara konstituimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku nga PS nuk është zyrtarizuar qëndrimi që do të mbajë forca më e madhe opozitare me pushtetin lokal pas drejtimit të tij nga demokratët.Të kontaktuar në telelefon nga “AS”, një pjesë e këshilltareve socialistë thanë se janë në pritje të qëndrimit politik të PS-së nëse do të shkojë apo jo në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›