E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të ndarë për Krishtlindje

Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 13:48

Robert Pattinson dhe Kristen Stewart nuk do t’i kalojnë Krishtlindjet së bashku.

Burimet kanë thënë se bashkë-aktorët në filmin “Twilight” – të cilët thuhet se janë në lidhje – do t’i kalojnë pushimet në shtëpi dhe vështirë mund të takohen së bashku.

“Rob dhe Kristen nuk do i kalojnë së bashku Krishtlindjet”, ka zbuluar një burim.

“Rob do të shkoi në shtëpi në Londër për të qenë me shokët e tij dhe familjen përderisa Kristen do të kthehet në Los Angeles.

“Por ata nuk janë shumë të shqetësuar – sepse kanë kaluar shumë kohë së bashku kohëve të fundit. Madje do të bashkohen për Vitin e Ri”, ka thënë ky burim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›