Kujtimet e Ismail Qemalit, jeta ime, pavarësia dhe tentativat për të më vrarë
Ky është momenti më i rëndësishëm që Ismail Qemali tregon për jetën e tij. Një jetë e mbushur me plot ngjarje e data, me ngritje dhe ulje, me atentate dhe incidente, por që ka si pikë kulmore shpalljen e Pavarasisë së Shqipërisë dhe ngritjen e flamurit të Skënderbeut që kishte 445 vjet i palosur.
Të gjitha këto kujtime në një libër që sapo ka nxjerrë shtëpia botuese "Toena". Kujtime që janë shkruar në anglisht dhe janë kujdesur dhe redaktuar nga Sommerville Story dhe tashmë që vijnë në shqip nga Abdurrahim Muftiu.
Në këtë mënyë, ne kemi për herë të parë në dorë kujtimet e gjalla që vijnë nga Ismail Qemali për të mos lënë më hone të errëta për jetën e tij dhe sidomos për datën më të rëndëisshme në historinë e Shqipërisë: Shpalljen e pavarësisë.