E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtimet e Presidentit Alfred Moisiu

Kujtimet shtrihen ne tri vellime te shtrira ne tri epoka te ndryshme, si dhe gjate Luftes se Dyte Boterore. Ne vellimin e pare, jeta dhe te fshehtat e nje prej familjeve me te njohura shqiptare, asaj te Moisive, te rrefyera nga nje prej pinjolleve me te njohur te saj. Me tej, marredheniet e tij me te atin, Spiro Moisiun, majorin e Zogut dhe komandantin e pare te Ushtrise NCL. Vijojne kujtimet e Alfredit te ri per marredheniet e te atit me Enver Hoxhen, Mehmet Shehun dhe drejtuesit e tjere komuniste te kohes. Keshtu, historia e plote e familjes Moisiu, gjendet e rrefyer per here te pare, qe prej origjines deri ne ditet e sotme.

Alfred Spiro Moisiu eshte lindur ne Shkoder, me 1.12.1929. Eshte diplomuar ne Akademine Inxhinierike Ushtarake, ne Moske, ne vitin 1958. Ka pasur funksione te ndryshme ne organet drejtuese te ushtrise. Ka qene zevendesminister i Mbrojtjes per periudhen 1981-1982. Ne qeverine teknike, te vitit 1991-1992, ka mbajtur postin e ministrit te Mbrojtjes. Qe prej vitit 1994-2002, ka qene president i Shoqates Shqiptare te Atlantikut dhe ka dhene ndihmesen e tij te vyer per zgjidhjen e problemeve te sigurise dhe te paqes ne rajonin e Ballkanit. Me 24.6.2002, zgjidhet President i Republikes se Shqiperise. Mban titullin Doktor i Shkencave Ushtarake. Eshte nderuar me medalje dhe tituj te ndryshem nderi, midis tyre mund te vecojme: Urdhri i Skenderbeut, Klasi II; Urdhri i Shen Mikelit (akorduar nga Madheria e Saj, Mbreteresha Elizabeta II); Urdhri i Shen Gjergjit (akorduar nga Madheria e Saj, Mbreteresha Elizabeta II). Ka botuar mjaft shkrime, artikuj dhe studime ne shtypin shqiptar e te huaj, per problemet e artit ushtarak, te politikes e te sigurise rajonale dhe ngjarjet ne Kosove.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›