Shkolla e Selites pagezohet "At Zef Pllumi"
Pagezohet shkolla me e re ne kryeqytet, me emrin e shkrimtarit dhe nje prej figurave me te shquara te letrave shqip "At Zef Pllumi". Me nje fond prej me shume se 1 milion euro, Bashkia e Tiranes beri te mundur ndertimin e kesaj shkolle krejtesisht te re, ne zonen prane Kopshtit Botanik. Kjo, me qellim krijimin e kushteve sa me optimale si dhe per t'u ardhur ne ndihme femijeve te kryeqytetit, por edhe rrethinave te tij ne zhvillimin e procesit mesimor. Ndertimi i saj u be i mundur, fale nje kredie te Bankes se Keshillit te Evropes. Kryetari i Bashkise, Edi Rama, ne ceremonine e inaugurimit te kesaj shkolle, ka theksuar rendesine e kesaj figure te shquar, nderkohe qe studiuesi Ardian Klosi ka sqaruar nxenesit mbi vlerat e medha qe mbart emri i At Zef Pllumit. "Jemi krenare qe nje shkolle e ketij qyteti mban kete emer te madh, i cili pa asnje dyshim, duke qene edhe nje njeri i besimit do te ndikoje pozitivisht tek ju te gjithe dhe do te jete per ju nje kujtim i mrekullueshem", iu drejtua Rama nxenesve. Shkolla me e re "At Zef Pllumi", shtrihet ne krahun perendimor te rruges "Komuna e Parisit" dhe perfshihet ne Njesine Bashkiake Nr 5. Kjo shkolle e ndertuar plotesisht sipas parametrave bashkekohore eshte nje godine 4 kateshe, ne te cilen tashme jane akomoduar rreth 650 nxenes (ndonese kapaciteti i saj eshte per 900), te cilet do te zhvillojne ciklin 9-vjecar. Shkolla eshte e pajisur me te gjithe infrastrukturen e nevojshme, per nje zhvillim normal te procesit mesimor.