E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Njerez te humbur" bashkon nene e bir pas 28 vitesh

E nderkohe qe jeta e saj tashme kishte marre rruge te tjera, Riva Osaj ndjente se si koha e zbrazet, zaptonte ditet. Dashuria per te birin, dukej sikur nga momenti ne moment do te shperthente, per heshtjen e 28 viteve me radhe per t'u kthyer edhe njehere ne kohen kur ajo e mbante ne krahet e saj. Rame Osaj, i lindur ne daten 2 Tetor te vitit 1977, u be kuptimi i cdo dite qe vitet rrembenin per nenen e tij Rivan, e cila asnjehere nuk rreshti se ndjekuri hapat, ku ai shkelte duke u munduar te gjeje diku eren e birit te saj. Ironia e fatit, ndan nenen nga i biri, shkeput nje jete te sapo filluar. Riva, troket ne emisionin Njerez te Humbur, per te arritur me ne fund ne ate pergjigje qe per kaq vite e mundoi. Stafi i gazetareve, kreu investigime ne imtesi, duke filluar qe nga kontakti i vazhdueshem me te gjitha institucionet zyrtare pergjegjese, e deri ne verifikimin e plote te te gjitha informacioneve qe mberriten gjate transmetimit te rastit diten e premte. Historia e Rames mori fillimisht nje drejtim, me pas nje vendndodhje per te arritur pikerisht ne realizimin e gjithe punes se kryer. Emisioni Njerez te Humbur, ben gjetjen e radhes, 31 vjecarin Rame Osaj i humbur qe prej 28 vitesh. Nga ana e tjeter e telefonit, Riva ka mundur t'i thote te birit "une jam nena jote". E nderkohe qe koha kthehet ne vitet e largimit, hijet e rrugeve ku ajo e shetiti ne hapat e tij te para, tashme nuk jane me bosh... Aty ku hijet leshonin zbrazetine, tashme ndihet kercitja e kepuceve te djalit te saj, Rame Osaj!

Elmaz Dumi, shenja jete per te humburin ne vitin 1944

Historia 64 vjecare e Elmaz Dumit, djalit nga Gjirokastra, i cili tashme duhet te jete 86 vjec dhe eshte zhdukur qe prej vitit 1944 ka ngjallur interes te vecante ne mbremjen e se premtes ne "Njerez te humbur". Jeta e tij ka kaluar neper shume peripeci dhe ende shpresat, se ai mund te jete gjalle jane te medha. Ishte viti 1944. Ne ate kohe Elmazi ishte zhvendosur nga Gjirokastra dhe jetonte prej disa kohesh ne Tirane, ku punonte si kamerier. Ne kryeqytet ai sapo kishte krijuar familjen e tij dhe nga martesa me Aferditen solli ne jete 2 vajza, Lirine dhe Shpresen. Ne kohen kur gjerat po ndryshonin me ritme te shpejta, Liria ishte vetem 2 vjece dhe Shpresa 40 diteshe. Lufta per clirimin e vendit ishte ne hapat e fundit te saj dhe Elmaz Dumi do te inkuadrohej si partizan ne brigaden e 23 sulmuese. Si fillim per djalin nga Gjirokastra, dihej se kishte qene Jugosllavia vendi ku ishte pare per here te fundit, derisa ne vitin 1965 apo 1966, nje shoqe lufte e tij e ardhur nga Zelanda e Re do ta spostonte Elmazin ne Greqi. Familja nuk dinte se ku te kerkonte tashme. Per 20 vite me radhe ish-bashkeshortja dhe vajzat jetuan me nje brenge ne zemer dhe pa kujdesin apo autoritetin e me te madhit te shtepise. Te rritura pa shqiptimin natyral e njerezor te fjales "baba", motrave do u mungonte dhe perkujdesi qofte i siperfaqshem, i vellezerve dhe te afermve te babait te tyre. Ndonje fjale e derguar me qellim apo jo te Elmazi, ndoshta ne kohen kur dhe ai ka bere ndonje perpjekje per te mesuar per fatin e asaj pjese te familjes te lene pas, do ta shtynin akoma per disa dekada zgjidhjen e pritur. Nje zgjidhje qe motrat ia besuan emisionit "Njerez te humbur" me lirine e kerkimit kudo dhe ngado dhe me shpresen se pergjigjja, tashme ne kohe nuk do te jete me dekada vitesh larg...

Per rastin e Elmaz Dumit, te tjere te interesuar kane qene dhe vellezerit e tij. Nga ata jane marre disa informacione shume te rendesishme, te cilat vite me perpara hodhen drite mbi pjesen tjeter te rrugetimit te gjate. Ne vitin 1966, krejt papritur kur asnjerit nuk ia merrte mendja, nje leter e vulosur nga Brazili do te thyente heshtjen e misterit Elmaz Dumi. Vete ky i fundit u kishte shkruajtur vellezerve te tij dhe tregonte se kishte krijuar nje jete te re ne Rio Grande del Sol, me nje bashkeshorte te re, me te cilen kishte kater femije. Por ky gezim do te ishte i perkohshem pasi, pas nje viti kontaktet u shkeputen perseri, per shkak edhe te sistemit komunist. Por vitet duket se nuk perbejne shume problem per te gjithe ata dashamires te emisionit "Njerez te humbur" te cilet vullnetarisht jane ofruar te gjejne vendndodhjen aktuale te Elmaz Dumit, e cila tashme duket se eshte ceshtje kohe.

Gjergj Gjondrekaj, heroi i tragjedise dhe misteri i humbjes prej 13 vjetesh

Nje udhetim neper ujerat e Jonit ne drejtim te Italise, si shume te tjere. Tragjedia qe lindi nje hero. Gjergj Gjondrekaj, djali shkodran, mbremjen e 11 shtatorit 1995 niset me skaf bashke me shume te tjere ne drejtim te Brindizit. Ai udhetonte me vellain e tij Artanin, i cili ne ate kohe ishte 17 vjec dhe vete Gjergji 25. Kjo ishte hera e trete qe djali nga Shkodra, tentonte te largohej drejt Italise por perpjekjet kane qene te deshperuara pasi gjithmone ktheheshin mbrapsht nga policia italiane. Ne udhetimin e 11 shtatorit 1995, Artani vendosi te mos nisej. Bashke me Gjergjin ate mbremje kane udhetuar dhe miq te tij, nje nder to Tef Plepi, i cili tregon per aksidentin qe kishte ndodhur ne skaf dhe per mbytjen e tij. Nisur nga fiziku i tij tejet i spikatur dhe si notar i mire, Gjergji nuk eshte kursyer per te vene dhe jeten e tij ne rrezik per te shpetuar shume te tjere, qe rrezikonin mbytjen neper dallget e zemeruara te detit. Qe atehere nuk dihej me asgje e sakte, per fatin e Gjergjit. Thjesht ishte mesuar se ishte nisur drejt tokes por me pas asgje... Nje telefonate e mberritur gjate transmetimit direkt ne "Njerez te humbur" ka ngjallur emocione te forta tek familjaret e Gjondrekaj. Nje deshmitar ka pohuar se Gjergji, kishte arritur te dilte shendosh e mire ne breg dhe kete e mbeshteste ne faktin se ai kishte shpetuar nga mbytja vajzen e tij. Ky informacion u pasua nga te tjere te cilet hodhen poshte dyshimet dhe rriten me shume shpresat per gjetjen e 38 vjecarit.

Shenim:

Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›