E Shtunë, 31 Tetor 2026

Var veten në pemë 45-vjeçarja

DEVOLL – Një 45-vjeçare i ka dhënë fund jetës në litar dje në fshatin Brançaj të Devollit. 

Burime të policisë pohuan se Bukurie Çeliku është gjetur e varur në pemë nga ana e të afërmve në afërsi të vendit të quajtur Prroi i Devollit. Nga deklarimet që të afërmit kanë dhënë për policinë, ka rezultuar se gruaja kishte një muaj që vuante nga depresioni psikik, ndërsa së fundi gjendja e saj mendore dhe emocionale ka qenë e rënduar. Sipas tyre, 45-vjeçarja merrte mjekime për depresionin, por ka pasur një përkeqësim të ndjeshëm dy ditë më parë. Sipas familjarëve, ditën e djeshme ajo ka dalë në mëngjes dhe nuk është kthyer më.              j.gj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›