Kujtimi i një mbrëmjeje të vonë...
Ishin fillimet e viteve ‘90 të shekullit të shkuar. Pak pas zgjedhjeve të vitit 1992 në Shqipëri. I zhgënjyer prej së shkuarës, populli shqiptar kishte votuar për president një mjek, kaq të bindur në vete sa u kishte mbushur mendjen edhe të tjerëve ta votonin. I mbetet historisë të vlerësojë këtë zgjedhje.
Në Berlin, në Literarisches Colloquium, një vend prestigjioz për letërsinë, kishim organizuar një javë për të nderuar pikërisht këtu, në këto zona veriore, letërsinë shqiptare, kaq pak të njohur. Delegacioni i ardhur nga i largëti Gadishull Ballkanik përbëhej nga miku im i vjetër e tepër i ngushtë, Dritëro Agolli (i shoqëruar nga bashkëshortja e tij e dashur Sadija), Natasha Lako, Bardhyl Londo, Ilirian Zhupa (i cili pas pak kohësh u akuzua dhe u persekutua nga vetë presidenti kaq demokrat) si dhe i dashuri Xhevahir Spahiu (Xhevo), për të cilin shpresoj dhe i uroj të marrë veten sa më shpejt. Urime i dashur Xhevo! Natyrisht, nuk mund të mungonte Robert Shvarc, miku i dashur dhe i paharruar si dhe një përkthyes i madh (Berti).
Ishte mbrëmja e fundit, ishim mbledhur në një sallë të madhe të vilës së madhe të Literarisches Colloqium. Së bashku me miqtë shqiptarë, ishte edhe Ulrich Janetzki, rektori shpirtëror i këtij institucioni, disa miq dhe mikesha gjermane e sigurisht edhe ndonjë shqiptar nga Kosova. Pinim të gëzueshëm, diskutohej, ëndërronim gjëra të mëdha për të ardhmen. Në një moment, të gjithë e ndiem të nevojshme të hanim ndonjë kafshatë. Atëherë Dritëroi mori iniciativën, drejtohet nga Xhevoja dhe thotë: "O Xhevo, shko në kuzhinë te frigoriferi e shih mos na gjen ndonjë gjë për të ngrënë për të shoqëruar këtë verë të mirë". Pas pak minutash, Xhevoja kthehet me një fytyrë shumë të zbehtë. "Më vjen keq të shtrenjtë, nuk mund të merrja asgjë. Para frigoriferit gjeta të ulur si një roje Bertin. Më ka ndaluar të marr ushqime. Pjesa jonë është mëngjesi i nesërm dhe ai është ruajtur për udhëtim. Ushqimet e tjera nuk janë tonat dhe për pasojë edhe ato nuk duhen prekur". Dhe kështu përfundoi ajo mbrëmje e vonë, aq e bukur, me shumë, shumë verë, por me stomakun bosh.
Përkthyes i letërsisë shqipe në Gjermani
(Berlin 13 prill 2009)