E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkatërrohet „banda e pasqyrave‰

Policia e kryeqytetit ka shkatërruar dje
përfundimisht një bandë që vidhte
pasqyrat e makinave luksoze në Tiranë
dhe më pas i shiste në qytetin e Korçës.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës pohojnë
se dy të rinj janë vënë në pranga,
pasi janë kapur në fl agrancë duke vjedhur
pasqyrat e disa makinave "Mercedez
Benz". Kleanth Gjika 19 vjeç dhe
Ilir Meksi 17 vjeç janë ndaluar në orën
01:30 nga një patrullë e përgjithshme
e Komisariatit Numër 2, ndërsa ishin
duke dalë në rrugën kryesore në Tiranë
të Re. Këta dyshohet se ishin pjesë e
një rrjeti të organizuar për vjedhjen e
këtyre sendeve. Ka qenë një telefonatë
në sallën operative që ka njoftuar për
dy adoleshentët të cilët ishin duke vjedhur
pasqyrat e disa makinave të llojit
"Benz". Policia tha se ishin në kërkim të
personave që vidhnin pasqyrat e këtyre
makinave, të cilat më pas shiteshin me
çmime që varionin deri në 8 mijë lekë. Dy
të ndaluarit kanë treguar se ishin vetëm
personat që i vidhnin, pasi më pas ato
shiteshin në Korçë. Çmimi i tyre varionte
sipas llojit të pasqyrave. Nëse ishte për
një makinë të vjetër, çmimi ishte rreth
6 mijë lekë, ndërkohë që nëse pasqyra
ishte e një "Mercedez Benzi" të ri dhe të
kushtueshëm, çmimi shkonte deri në 8
apo 10 mijë lekë. Burimet nga uniformat
blu thanë se kanë nisur hetimet në lidhje
me bashkëpunëtorët e dy adoleshentëve,
që u ndaluan duke gdhirë dita e djeshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›