Oleg Deripaska: Do ketë falimentime
Oleg Deripaska nuk ka kohë për formalitete të kota. Në moshën 40-vjeçare është në pozitën e njeriut më të pasur në Rusi, me një perandori globale biznesi që vlen 44 miliardë dollarë, ku numërohen 290 mijë të punësuar. E, megjithatë, as ai nuk arriti t‘i shpëtonte konferencës së madhe në qytetin Krasnodar, ku Presidenti Medvedev, i përzgjedhuri dhe i parapëlqyeri i Vladimir Putinit, parashtroi vizionin për të ardhmen. Deripaska nuk mundi të bënte tjetër veç të paraqitej e të përgëzonte Medvedevin - për t‘u larguar shumë shpejt me avionin e tij privat, pasi ishte aq i zënë sa nuk mundej të mbante as fjalimin e parashikuar në axhendë. Sukseset e kanë verbuar, thotë senatori i Krasnodarit, Aleksandër Poçinik, një mik i vjetër i Deripaskës, i cili gjithashtu merrte pjesë në konferencë. "Besonte se mund ta kapte Zotin nga mjekra".
Kjo ndodhte në janarin e vitit 2008. Para disa javësh, Deripaska u takua sërish me Medvedevin, kësaj here si njeri i përulur. Perandoria e tij mund të konsiderohej e humbur nëse Presidenti rus nuk do t‘u kërkonte kreditorëve të Deripaskës të shtynin afatet e shlyerjes së kredive prej 7.4 miliardë dollarësh - më pak se gjysma e shifrës së huave të oligarkut. Medvedevi pranoi pa qejf. Pak ditë më pas, multimiliarderi u shfaq i parruar dhe me xhinse në një takim me ministrin e Financave të Rusisë, Aleksei Kudrin. Një zyrtar i lartë, që ishte i pranishëm, pa pranuar të identifikohet me emër, duke qenë se takimi ishte i mbyllur për shtypin, tha se Deripaska dukej i dërrmuar dhe foli pak. Por Kudrin nuk tha ato gjëra që donin të dëgjonin oligarkët. "Do ketë falimentime", tha ministri.
Historia e ngritjes dhe e rënies së Deripaskës nuk është thjesht rrëfenja e një oligarku të ri me mbështetjen e duhur. Është një dritare që lejon të hedhësh një sy në pushtetin dhe pasurinë e Rusisë postsovjetike, e cila tregon rrymat që fshihen pas ringjalljes ekonomike nën Vladimir Putinin - ashtu si edhe dilemën që shfaqet para këtij vendi në këto kohë të vështira krize. Medvedevi thotë se do t‘i japë fund sistemit të vjetër të patronazhit, por këtë e kishte thënë edhe Putini. Pyetja që shtrohet është: a e zotëron Presidenti shkathtësinë e duhur për të vënë në vend gjërat?
Njerëzit e afërt të Deripaskës tregojnë për sjelljet e tij të ashpra dhe mendjen tepër të zgjuar. "Tregon shumë pak tolerancë dhe nuk para i pëlqen fjalët e bukura", thotë një ish-nëpunës i lartë i tij në cilësinë e anonimit. "Por është i zgjuar. Bën pyetjet e duhura. Është shumë i vendosur në përmbushjen e synimeve të veta". Kjo përzierje ashpërsie dhe zgjuarsie e ngjitën Deripaskën dy dekada më parë nga fshati ku lindi në universitetet më të mira të Moskës. Me masterë në fizikë dhe ekonomi, nisi ta ndërtonte perandorinë e vet hap pas hapi. Diti t‘u blinte aksione punëtorëve të fabrikave të sapoprivatizuara deri sa të shtinte në dorë buqetën për kontrollin mbi to. Në vitin 1994 zotëronte 20 për qind të aksioneve dhe një vend në bordin drejtues të kompanisë së aluminit "Sajanogorsk".
Që prej asaj kohe krijoi një grup investimi, i cili shtrihej në të gjithë Siberinë dhe i hyri një beteje të ashpër me oligarkët e tjerë rusë për kontrollin e plotë të industrisë së aluminit. Dhjetëra njerëz gjetën vdekjen në atë që sot njihet si lufta e aluminit, ndërkohë që refuzimi i kërkesës për vizë amerikane, u justifikua nga autoritetet e këtij vendi me dyshimet e forta të përfshirjes së tij me mafien. Gjithsesi, kundër tij nuk ekziston asnjë akuzë zyrtare dhe ai vetë mohon çdo lloj lidhjeje me krimin e organizuar.
Deripaska sillej rrotull oligarkëve të tjerë, që mbanin lidhje të ngushta me Jelcinin, Presidentin e atëhershëm rus. Në fundin e viteve të Jelcinit, Deripaska ishte kthyer në mbretin e aluminit, duke krijuar kompaninë "RusAl", në bashkëpunim me një tjetër oligark në ngritje e sipër, Roman Abramoviç. Shpejt u martua me Polina Jumashevën, bijën e ish-shefit të personelit të Kremlinit, mbesë e Jelcinit.
Në epokën e Jelcinit fuqia e oligarkëve rivalizonte atë të Kremlinit. Ishte një grup i vogël njerëzish të pasur ai që zgjodhi Putinin dhe i shtroi rrugën për të pasuar presidentin e lodhur e të sëmurë në vitin 2000. Rezultoi zgjedhje e gabuar: në vend që t‘u mbronte interesat, Putini iu vu kundër. U mbylli televizionet private dhe i detyroi t‘u kalonin aksionet njerëzve që i rrinin afër. Brenda një viti dy prej oligarkëve më të fuqishëm, Boris Berezovski dhe Vladimir Gusinski, ishin detyruar të merrnin arratinë. Më i pasuri nga të gjithë, Mikhail Khodorkovski, përfundoi në një burg siberian me akuza për evazion fiskal.
Të mbijetuarit e fushatës kishin një tipar të përbashkët: besnikëri të plotë ndaj Kremlinit. Megjithëse Putin dhe Deripaska nuk u bënë kurrë miq, i riu bëri gjithçka duhej për të bërë të lumtur Presidentin. Me mbështetjen e Putinit, Deripaska mori në dorë e ringjalli jo vetëm fabrikat e rrënuara, por industri të tëra. "Deripaska na hoqi çizmet e shqyera e na veshi këpucë të lustruara", thotë zëdhënësi i oligarkut, Sergei Rubak.
Por ai diti të luante edhe jashtë kufijve. Në vitin 2003 takoi Nataniel Rotsçaildin, birin e Xhekobit, Lordit Rotsçaild. Deripaskës i duhej kapital dhe emri i Rotsçaildit i vinte shumë në ndihmë. Me mbështetjen e tij dhe të një tjetër financieri të madh ndërtoi një pallat, "të cilin do ia kishte zili edhe ‘Lehman Brothers‘", thotë një prej huadhënësve të Deripaskës. "Gjithçka blihej me para të marra hua". Dhe ishte e tëra një flluskë e madhe: brenda vetëm dy muajsh, çmimi i aluminit ra nga 3 500 në 1 350 dollarë për ton. Njëherësh ra edhe kërkesa dhe në vitin 2008 10 milionë tonë alumin të "RusAl‘s" mbetën pa u shitur.
Deripaska ishte ekspozuar në mënyrë shumë të rrezikshme. Në marsin e vitit 2008, kur tregu i metaleve kishte prekur majën, kishte blerë për 4.5 miliardë dollarë 25 për qind të kompanisë gjigante "Norilsk Nickel" nga oligarku tjetër Mikhail Prokhorov. Në tetor të po atij viti, kreditorët e huaj kërcënonin t‘i merrnin të gjitha aksionet në këtë kompani. Krenaria kombëtare e detyroi ministrin e Financave të Rusisë të urdhëronte dhënien e një kredie prej 4.5 miliardë dollarësh për të ndihmuar Deripaskën të mbante buqetën e aksioneve në "Norilsk".
Sergei Dorenko, një prej njerëzve më në zë të televizionit në Rusi, mik me Deripaskën dhe oligarkët e tjerë, thotë se Putin tani ka dy alternativa: "të shtetëzojë gjithçka zotëron Deripaska, ose ta hedhë mbi sfurqet e njerëzve, siç ndodhte me baronët mesjetarë". Ky është lajm i keq për Deripaskën: arkat sot janë shumë të boshatisura për të mbajtur shpresë te një ndihmë qeveritare. Prioriteti i Kremlinit është shmangia e mbylljeve masive të vendeve të punës, qoftë edhe duke u hapur derën investitorëve të huaj. Medvedevi duket i sinqertë në përpjekjet për t‘i dhënë fund kulturës së oligarkisë, thotë Kirili Kabanov, kryetar i Komitetit Kombëtar Kundër Korrupsionit, një organizatë jofitimprurëse me qendër në Moskë. Por, pak rëndësi ka në i pëlqen apo jo, zgjidhja e vetme për Presidentin mund të jetë kalimi i perandorisë së Deripaskës në duart e një tjetër oligarku.