Kujtohet 10-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit
OHER- Në Ohër nisi dje manifestimi kryesor i shënimit të 10-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni. Në shënimin e këtij përvjetori marrin pjesë zyrtarët më të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të partive politike nga Maqedonia, si dhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, përfshirë ndërmjetësit, Xhejms Perdju dhe Alen Le Roa, si dhe zëvendësndihmës- sekretarin amerikan të Shtetit, Filip Riker.
Përmes një komunikate të përbashkët, drejtuesit e misioneve diplomatike të BE-së, SHBA-së, NATO-s dhe OSBEsë kanë theksuar rëndësinë e madhe që ka Marrëveshja e Ohrit për Maqedoninë, pasi ndërpreu luftën e vitit 2001. "Maqedonia sot shënon pa përparim të theksuar në
drejtim të krijimit të një shoqërie stabile, multietnike, multikulturore dhe multikonfesionale. Partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë të ndihmojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe në aspiratat për anëtarësim në NATO dhe BE ", thuhet në deklaratën e
përbashkët.
Konflikti i armatosur mes shqiptarëve dhe maqedonasve u arrit të mënjanohej në gusht 2001. Gjendja politike sot është e qëndrueshme dhe marrëdhëniet ndëretnike janë përmirësuar, megjithatë ende ka pyetje të hapura.
(m.a/GSH/BalkanWeb)