E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtohet 90-vjetori i krijimit të PEN-it

Qendra PEN e Shqipërisë ka organizuar një ceremoni festive për nder të 90-vjetorit të krijimit të “PEN International”. Duke u nisur mbi parimin e fjalës së lirë, ndër vite kjo organizatë ka dalë në mbrojte të shkrimtarëve, gazetarëve, botuesve në të gjithë botën.

E krijuar në Londër, 90 vjet më parë, shkrimtari John Galsworthy ka qenë kryetari i parë i kësaj organizate që ka përfaqësitë e saj në shumë vende të botës. PEN është e pranishme tashmë edhe në ish-vendet komuniste dhe që nga viti 2009 edhe në Shqipëri, drejtuar nga Entela Kasi.

“Qendra e ngritur në Shqipëri i përgjigjet misionit të kësaj organizate përmes pjesëmarrjes në takime ndërkombëtare dhe kujdesit për shkëmbimin e vlerave”, thotë sekretari i PEN në Shqipëri, studiuesi Sadik Bejko. Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, ishte president nderi i kësaj qendre në Shqipëri.

Në drejtimin e kësaj organizate botërore kanë qenë emra të njohur, fitues të “Nobelit” ndër vite. “PEN International” është angazhuar në mbrojtjen e personaliteteve botërore, siç ishte rasti i shkrimtarit turk Orhan Pamuk, të cilin e ndihmuan të kishte një njohje edhe në nivele ndërkombëtare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›