Fratini: BE dhe SHBA samit të veçantë për Ballkanin
Italia ka mbështetur vazhdimisht nevojën që BE-ja të ruajë perspektivën e qartë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi stabiliteti i këtij rajoni është i lidhur ngushtë me progresin e tij drejt anëtarësimit në BE, theksoi Frattini në një intervistë të publikuar në numrin e sotëm të së përditshmes së Beogradit "Vecernje novosti".
Samiti i propozuar, me pjesëmarrjen edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mund të zhvillohet vitin e ardhshëm, 10 vjet pas samitit të Zagrebit, ku filloi procesi i avancimit të Ballkanit drejt BE-së dhe ku u shpreh hapur mbështetja për anëtarësimin e vendeve si Serbia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja, tha Frattini. Në intervistën e tij, Frattini shtoi më tej se liberalizimi i vizave përfaqësonte rrugën më efikase të BE-së për t'i dhënë formë konkrete të ardhmes evropiane të rajonit.