E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, 10 dite greva, paralizohen doganat dhe në Shqipëri

ATHINE-TIRANE- Një prej grevave që zhvillohet në Greqi, prek edhe vendin tonë, pasi nga sot do të fillojnë një grevë punonjësit e doganave.
Punonjësit e doganave në kufi kanë vendosur që gjatë grevës të mos përpunojnë asnjë makinë dhe në kufirin me Greqinë do munden të kalojnë vetëm persona pa mjetet e tyre.
Nëse doganat nuk tërhiqen nga vendimi për të zhvilluar këtë grevë të gjatë, ata do ta ndalojnë punën për 10 ditë. Në Greqi ekziston frika se greva e doganave do krijojë mungesa të karburantit në treg.
Ndërkaq vazhdon kaosi në rrugët e Athinës për shkak të grevës 48 orëshe të punonjësve të transportit publik. Gjenda do të jetë sot më e rënduar, pasi grevës i kanë bashkuar edhe shoferët e taksive.
Mjekët e sigurimeve shëndetësore nuk do t’iu shërbejnë pacientëve sot, sepse kanë shpallur grevë 24 orëshe në shenjë proteste ndaj reduktimeve të rrogave, pushimeve nga puna të personelit dhe ndaj vënies në funksionim të shërbimit të ri të Organizmit Kombëtar të Shërbimit Shëndetësor.
Madje ata paralajmërojnë përshkallëzim të qëndrimit të tyre me greva të njëpasnjëshme javën e ardhshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›