E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan: PS të respektojë vendimin e Kolegjit Zgjedhor

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 15:30

Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, deklaroi se palët politike në Shqipëri tani duhet të punojnë për integrimin e vendit.

Në një intervistë të dhënë për televizionin AS, ai tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor duhet pranuar nga palët në Tiranë, pasi institucionet në Shqipëri janë të ligjshme.

“Në Shqipëri ka institucione të ligjshme, të cilat janë të përgjegjshme për vendimet që marrin. Unë mendoj se është e domosdoshme që vendimet të pranohen, për t’u përqendruar tashmë në agjendën evropiane, për t’u marrë me 12 kriteret që janë përcaktuar për Shqipërinë. Forcat politike duhet të jenë në nivelin e kërkesave të kohës për të komunikuar me njëra-tjetrën dhe për të diskutuar në frymë dialogu problematikën aktuale politike që kanë mes tyre”, tha Kukan.

Paralelisht me këto këshilla, Kukan propozoi edhe ribërjen e ligjit zgjedhor, në mënyrë të tillë që të rritet besimi i palëve dhe historia e zgjedhjeve pa standarde të marrë fund njëherë e mirë në Shqipëri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›