E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Italia të ulë deficitin

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 17:00

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar nga Italia të marrë masa të vendosura për reduktimin e borxhit shtetëror. Deficiti buxhetor italian duhet të zbresë deri në vitin 2012 nën 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, kërkoi FMN-ja në raportin e saj më të fundit për këtë vit.

Aktualisht, deficiti italian kap vlerën e 4,6 për qind. Ka shenja rimëkëmbjeje të ekonomisë italiane, të nxitura nga eksporti, megjithatë borxhi publik mbetet tepër i lartë dhe rritja ekonomike e kufizuar, theksoi FMN.

Edhe Italia në ditët e fundit u vendos në qendër të diskutimit evropian.

Ministrat e Financave të BE-së ranë dakord të pengojnë me çdo kusht shtrirjen e krizës ekonomike në ekonominë e tretë më të madhe brenda Evropës.

Një samit i posaçëm i krerëve dhe kryeministrave të shteteve evropiane lidhur me përhapjen e krizës së borxheve pritet të zhvillohet brenda kësaj jave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›