Akuza kundër gruas së Mladicit

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 18:00
Mediat raportojnë se prokurorët në Beograd kanë ngritur akuza kundër gruas së ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mladic, pasi tek ajo janë gjetur armë ilegale.
Agjencia e lajmeve Tanjug citon gjyqtaren, Vesna Adamovic, të ketë thënë se prokurorët kishin ngritur një akuzë kundër Bosiljka Mladicit.
Ajo po ashtu citon gjyqtaret të kenë thënë se në muajin prill, gjatë një kontrolli të policisë në vitin 2008 në shtëpinë e saj në Beograd, janë gjetur një pushkë automatike dhe disa pistoleta, që përkisnin burrit të saj.
Ratko Mladic është duke u mbajtur nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë, ku po përballet me akuzat për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Bosnjë në vitet 1992-1995.