Qipro, mollë sherri mes Turqisë dhe BE-së

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 18:00
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian “do të ngrihen”, nëse Qipro merr presidencën e BE-së në korrik të vitit 2012, pa një zgjidhje për ishullin e ndarë.
“Nëse pala qipriote greke vazhdon negociata dhe merr presidencën e Bashkimit Evropian në korrik 2012, kjo do të thotë jo vetëm bllokim i një ishulli, por edhe ngrirje e raporteve të Turqisë me BE-në”, tha Ahmet Davutoglu në një konferencë për media.
Qipro u nda në vitin 1974, pas invadimit të Turqisë.