E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Brukseli mesazh të qartë, me ‘Presidentin’ humbëm shansin për BE

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama bëri të ditur sot se Brukseli vlerësoi se zgjedhja e presidentit zvogëloi shanset e Shqipërisë për marrjen e statusit në BE.

Duke komentuar në rrjetin social Twitter, Rama theksoi se PS nuk do të ndalet dhe do të bëjë cdo përpjekje për reformat, duke nisur nga Reforma Zgjedhore.

“Drejt Tiranës pas takimesh në Bruksel me kryeministrin belg, me Presidentin e Parlamentit Europian dhe në Drejtorinë e Zgjerimit të KE. Mesazhi i njëjtë dhe i qartë. Me zgjedhjen e njëanshme të Presidentit u humb një shans për ta rritur mundësinë e marrjes së statusit në BE. PS do të vazhdojë të bëjë cdo përpjekje edhe pse mundësia për statusin u zvogëlua dramatikisht. Reforma Zgjedhore domosdoshmëri për më tej”.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Kukan: Rama duhet të nxirrte kandidat për President

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›