Asanzh apelon vendimin për ekstradim

40-vjeçari australian ka shkuar në Gjykatën e Lartë të Londrës dhe ka kërkuar që të ndryshohet vendimi i një gjykate të një shkalle më të ulët, për ekstradimin e tij.
Një vendim i tillë ishte marrë në shkurt të këtij viti, por gjykata ka hedhur poshtë argumentet e avokatit të Asanzhit se ai do të përballet me një proces jo të drejtë në Suedi.
Seanca dyditore e dëgjimit është përpjekja e dytë e Xhulian Asanzhit për të bllokuar vendimin për ekstradimin e tij.
Ai u arrestua në dhjetorin e vitit të kaluar, pasi dy gra suedeze e kanë akuzuar atë për sulm seksual.
Akuzat kundër tij kanë ardhur në kohën kur në faqet e WikiLeaks-it ishin duke u publikuar një numër i konsiderueshëm dokumentesh sekrete amerikane.
Asanzh thotë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.
/Start/
2011-07-12 17:05