E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan dhe Swoboda Shqiperise i duhet konsensusi

Parlamenti Europian rihedh formulen e konsensusit per pasuesin e Bamir Topit

Nje formule konsensusi e nese jo nje President kushtetues. Sikurse ne vitin 2002 edhe tani Parlamenti Europian po ben presion ndaj klases politike shqiptare per te gjetur gjuhen e perbashket dhe marreveshje sa i perket pasuesit te Bamir Topit. Edhe pse Kushtetuta e ka te rregulluar proceduren dhe i jep ne kushtet e tanishme shumices te gjithe te drejten per te zgjedhur sipas vullnetit te saj kreun e ri te shtetit aktoret nderkombetare po shtrojne ne tryeze nevojen e konsensusit qe eshte ne fakt nje menyre per te ndare pushtetin. Do te ishte nje gje shume e mire ose ideale qe Presidenti te zgjidhej me konsensus sepse ai eshte President i gjithe vendit i mbeshtetesve te qeverise dhe i mbeshtetesve te opozites. Pra eshte e preferueshme qe te zgjidhet President nje person qe do ti permbushte keto kushte. Por ne qofte se nuk eshte e mundur te arrihet konsensusi atehere njerezit votojne dhe ai qe merr me shume vota ai eshte fituesi. Votimi nuk eshte konsensus zgjedhja nuk eshte konsensus. Pra le te jemi realiste dhe te presim qe partite politike shqiptare te bien dakord per nje kandidat i cili te mund te zgjidhet me shumicen e votave - tha Eduard Kukan kryetar i delegacioneve te PE-se i intervistuar nga Albanian Screen. Me konsensusin ne kete ceshtje duket se Shqiperia fiton pike ne imazhin e vet perballe faktorit nderkombetar qe eshte percaktues ne raportet e saj me integrimin dhe sidomos me marrjen e statusit te vendit kandidat per te cilin ka shume premtime dhe qendrime. Per konsensus shprehet edhe Hanes Swoboda qe perfaqeson te majtet ne PE. Une mendoj se Kushtetuta eshte njera ane dhe sigurisht qe ajo duhet te respektohet. Por nga ana tjeter ajo qe i duhet Shqiperise sot eshte jo vetem te respektoje Kushtetuten por edhe te arrije nje konsensus per zgjedhjen e Presidentit. Pra Presidenti duhet te bashkoje forcat e ndryshme sepse ai duhet te kete si mbeshtetjen e qeverise ashtu edhe ate te opozites. Une besoj se ishte fillim i mbare vitin e kaluar arritja nje marreveshjeje baze midis qeverise dhe opozites. Dhe ky konsensus duhet te vazhdoje edhe per zgjedhjen e Presidentit te ri ne menyre qe Parlamenti te zgjedhe Presidentin e duhur. Kjo do te ishte zgjidhja me e mire per gjithe Shqiperine - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›