Spahiu: Janë evidentuar një sërë shkeljesh nga gjyqtarët

Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu gjatë analizës së Gjykatës së Korçës ka theksuar se janë evidentuar disa shkelje në këtë gjykatë.
Sipas Spahiut disa nga shkeljet e gjyqtarëve janë mosmbajtja e veshjes së togës gjatë seancave, përfshirja e gjyqtarëve në mësimdhënie dhe vonesa dhe mosrespektim të afateve në proceset gjqësore.
Ndërkohë sipas nënkryetarit të KLD-së një çështje tjetër është edhe nepotizmi si dhe daljet jashtë territorit të gjyqëtarëve.
Ndërkohë Spahiu theksoi se do të kërkohet standartizimi i gjyqësorit brenda pak kohësh.