Kukës, 15 studentë dhe pedagogia asfiksohen nga rrjedhja e bombolës së gazit
KUKËS- 15 studentë të Fakultetit të Infermerisë në Kukës, bashkë me pedagogen e tyre kanë mbetur të asfiksuar pasditën e sotme, si pasojë e rrjedhjes së një bombole gazi.
Burime zyrtare të policisë së Kukësit bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur gjatë një një ore leksioni në auditorin e Fakultetit të Infermerisë. Shefi i Komisariatit të Kukësit, Flamur Muku bën me dije se si pasojë e rrjedhjes së bomboles së gazit, e cila përdorej për ngrohjen e auditorit, ku po zhvillonin leksion studentët e Fakultetit të Infermerisë, ka shkaktuar marrje mendësh, humbje ndjenjash tek një pjesë e studentëve dhe pedagogia, ndërkohë që pjesa tjetër ka njoftuar menjëherë policinë për gjendjen.
Studentët bashkë me pedagogen e lëndës janë dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit nga policia, ku fatmirësisht gjendja e tyre mësohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Është krijuar një gjendje kaosi në spitalin e Kukësit, ndërkohë që bluzat e bardha, bëjnë me dije se studentët kane ardhur ne gjendje asfiksie ne spital nga rrjedhja e gazit.
Mjekët bëjnë me dije se studentët bashkë me pedagogen e tyre janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që dy vajza ndodhen në terapi intensive dhe janë në sallën e reanimacionit, për shkak të problemeve që kanë, por edhe gjendja e tyre nuk është në rrezik.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se studentët nuk janë vetëm vendas, por edhe të ardhur nga zona të tjera të Shqipërisë.
(el.me/BalkanWeb)